Intervistë në gazetën MAPO mbi librin “Teoria e gjithçkaje”
Forca e Stephen Hawking qëndron përtej veprës së tij. Zbulimet e tij kanë qenë fenomenale për shkencën, për kozmologjinë dhe pikërisht për ndërtimin e një teorie unifikuese për universin, por ai arriti të bëhej një shkencëtar “pop” pikërisht sepse sfidoi çdo pengesë.