Sërish njerëz, për të mos u squllur nga dëshpërimi

Askush nuk u flet fëmijëve për shpirtin, askush nuk e merr parasysh se ky aspekt është tërësisht i përpunueshëm në fëmijëri, por nuk mbetet i tillë për gjithë jetën. Nëse nuk kultivohet, stafetën e merr materializmi. Dhe kjo nuk i shndërron fëmijët në njerëz kureshtarë apo të pasionuar pas jetës, por në qenie të vogla të dëshpëruara, pa asnjë horizont.

Pandemia i zbuloi, nuk i krijoi, vetmitë tona

Pamundësia për t’u parë e për t’u takuar i ka bërë shumë njerëz të ndihen dëshpërimisht vetëm. Por është vërtetë kështu, apo virusi ishte vetëm një provë lakmuesi që nxori në pah izolimin e thellë në të cilin na ka zhytur shoqëria virtuale? Përpara botës së kudogjendur të argëtimit, shpesh herë ndihemi vetëm.

Burgu ku jetoj çdo ditë quhet Asperger

Shkrimtarja italiane thyen heshtjen dhe tregon për sëmundjen e saj të Aspergerit, në librin me titull “Shikimi yt ndriçon botën”. “Vuaj nga sindroma e Aspergerit. Është kjo karrigia ime e padukshme me rrota, burgu në të cilin jetoj që prej sa mbaj mend. E shkreta nënë, pas një burri të poshtër dhe të dytit psikopat e të alkoolizuar, i ra për pjesë edhe një vajzë që ishte si një kasafortë të cilës nuk i dihet kodi për ta hapur. Para se të vdiste më dhuroi një kutizë druri me një zemër të gdhendur përsipër. Kur e hapa, gjeta një letër të shkruar me dorën e saj: “Të dua shumë, edhe pse kurrë nuk të kuptova”.