Një bisedë për gjeniun e kohës sonë
Një bisedë me Albert Gjokën, menaxherin e platformës Bukinist, mbi Stephen Hawking dhe librin “Teoria e gjithçkaje: Origjina dhe fati i universit”.
Një bisedë me Albert Gjokën, menaxherin e platformës Bukinist, mbi Stephen Hawking dhe librin “Teoria e gjithçkaje: Origjina dhe fati i universit”.
Forca e Stephen Hawking qëndron përtej veprës së tij. Zbulimet e tij kanë qenë fenomenale për shkencën, për kozmologjinë dhe pikërisht për ndërtimin e një teorie unifikuese për universin, por ai arriti të bëhej një shkencëtar “pop” pikërisht sepse sfidoi çdo pengesë.
Sfida kryesore e Hawking ishte që të ndërtonte një teori të përgjithshme të unifikuar të universit dhe specifikisht ai e vinte theksin në rëndësinë që këtë teori ta kuptonin të gjithë, të paktën në linja të përgjithshme. Kërkimin e një teorie të tillë gjithëpërfshirëse ai e quan “unifikim të fizikës”.
Ideja sipas së cilës hapësira dhe koha mund të formojnë një sipërfaqe të mbyllur, por pa kufij, sjell implikime të thella për sa i përket rolit të Zotit në çështjet e universit. Suksesi i teorive shkencore në përshkrimin e ngjarjeve, ka bërë që shumica e njerëzve të besojë se Zoti i lejon universit të evoluojë sipas një bashkësie ligjesh.