Lufta u nxit nga grupet mafioze: Sulmi në Ukrainë u bë për gaz, ar dhe drogë

Çfarë e ka nxitur në dekadat e kaluara aleancën politike ruso-ukrainase, që më pas iu delegua mafies? Përgjigja është një dhe e vetme: gazi. Çfarë e ndërpreu këtë skemë mafioze në të cilën ishte mbërthyer Ukraina? E papritura që as “Solncevskaja bratva” nuk mund ta parashikonte ishte revolucioni në sheshin Maidan në vitin 2014. Kryengritja e popullit ukrainas që lidhej me dëshirën europiane e hodhi në erë këtë marrëveshje mafioze.

Shkatërrimi i Putinit do të jetë i dhimbshëm për të gjithë, por ky është shansi i fundit për ta bërë

Nëse sulmohet Estonia, Lituania apo Polonia, hyjmë në një përmasë tjetër. Kina ndërkohë po vëzhgon me vëmendje. Nëse Putini arrin të shkatërrojë ushtrinë ukrainase, të marrë Kievin dhe të vendosë një qeveri kukull, ky bëhet një format i gatshëm për t’u zbatuar nga Kina në Tajvan. Një sulm mbi Tajvanin, do t’i detyronte amerikanët të ndërhynin ushtarakisht. Prandaj ky është momenti i fundit kur mund ta dëmtojnë makinën ushtarake të Putinit dhe të shkatërrojmë shtetin e tij mafioz dhe burokratik, pa nxjerrë asnjë ushtar në terren.

Shoqëritë janë manipuluar me mijëra vjet! Si do duhet të rregullohet e ardhmja jonë me internetin

GAFAM (Google, Apple, Facebook, Amazon dhe Microsoft) janë shërbime publike dhe si të tilla duhet të kenë detyrime: nuk duhet të dominojnë tregun, mos të zotërojnë gjithë inovacionin, të mos i bëjnë njerëzit të varur, të mos lejojnë që zhvillimet me hologramet të jenë krejtësisht në duart e tyre. GAFAM duhet të ndahet në pjesë të veçanta dhe të ndryshme, në mënyrë që të mos zëvendësojë shtetet demokratike.