Një politikan më pak, një model frymëzimi më shumë

Politika është një zanat të kërkon të gjithin për vete. Nëse kërkon të jesh “edhe…edhe…” rrezikon të përfundosh “as…as…”. Shtetformimi është vorbulla që të përthith e që të detyron të marrësh vendime të shpejta, me efekte të gjera. Është mjedisi ku u jetësua maksima se “qëllimi justifikon mjetin”. Politika të kërkon brenda shportës, ose centrifuga e zhvillimeve të nxjerr shpejtë jashtë.

Nëse njeh vetëm futbollin atëherë s’di asgjë për të

Futbolli riprodhon besnikërisht numrin më të madh të elementëve të gjuetisë. Përqasja sociologjike dhe antropologjike është një përpjekje thuajse unike për t’i dhënë përgjigje në thelb pyetjes se përse e duam kaq shumë këtë sport dhe e patëm kaq të lehtë të kalonim nga analiza e kurbës së infektimeve tek analiza statistikore e ndeshjeve.

Frikërat e Orhan Pamuk

Sapo ka botuar romanin “Veba Geceleri”, një rrëfim për murtajën, por edhe një këndvështrim mbi konceptin politik të karantinës. Katër vite e gjysmë më parë, miqtë i thoshin se askush nuk do ta kuptonte këtë libër sepse njerëzimi i kishte lënë pas krahëve pandemitë. Sot Orhan Pamuk flet edhe për frikërat e tij dhe artistin e munguar.

Terrorizmi islamik nuk përbën kërcënimin që mendohej

Kjo është pjesë e një tradite shqetësuese amerikane për të ekzagjeruar kërcënimet me të cilat përballemi, nga Bashkimi Sovjetik te Saddam Hussein. Ndërsa rrëmojmë botën për armiq të rinj, le të mësojmë t’i japim përmasat e duhura kundërshtarëve tanë dhe të gjejmë një mënyrë për të vrapuar shpejt, por jo të frikësuar.

Tregoje injorancën tënde

Më e pakta që mund të bëhet është që injorancës, gjithmonë e pavarësisht formës, t’i jepet përgjigja e merituar. Ose të paktën na shërben të njohim vetveten, përmes reagimit apo letargjisë.

Profecia që në mijëra vjet nuk u bë realitet

Në realitetin e jetëve tona, frika qëndron gjithmonë në pritë. Kemi gjithmonë një shpatë që tundet mbi kokët tona. Një popull që ka jetuar për shumë vjet në gjendje lufte është i detyruar ta përkufizojë vetveten dhe gjendjen ku ndodhet në terma luftarakë, të dhunshëm, të mbijetesës.