Një luftë mes egoistësh ose Meghan, Harry dhe monarkia

Popujve perëndimorë u pëlqen të ruajnë në të tanishmen e shpejtë një magjepsje të ngadaltë të së kaluarës. Mbretërit dhe mbretëreshat do të rezistojnë edhe disa dhjetëra vjet në Europë, teksa roli i tyre do të bëhet gjithmonë e më simbolik, ndërsa europianët do të duhet t’i heqin aureolën e t’i shohin më njerëzishëm monarkët e tyre.

Zgjedhjet më të rëndësishme në histori

Nga pozita parazgjedhore, askush nuk e di se si do të jetë periudha paszgjedhore. Vetëm pas zgjedhjeve, në retrospektivë, në një distancë kohore, mund të bëhet vlerësimi i duhur se çfarë ndodhi dhe se çfarë rezultati real prodhoi ai vullnet.

Vetëvendosja e vendosi vetë fatin e saj

Kritika dhe rebelimi, shkruante Niklas Luhman në njërën prej eseve të tij, nuk bëhen nga jashtë por brenda shoqërisë. Kjo është pikërisht ajo që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje, fillimisht si një organizim i rrugës e më pas, vit pas viti, faktor gjithmonë e më i rëndësishëm i politikës.

Gjeneratorët e skandaleve në televizion

Fakti që në televizion funksionojnë skandalet nuk është një urdhëresë e ardhur nga Olimpi apo e shkruar diku në yje e as një pasojë e ardhur nga hiçi, por është pikërisht pasoja e një zgjedhjeje që është bërë. Është zgjedhur që të promovohen skandalet, që të promovohen polemikat, dhe së pari për këtë gjë shumë prej njerëzve të televizionit nuk duhet ta paraqesin si një realitet për të cilin në dukje nuk janë dakord, pasi kanë mundësinë të bëjnë komplet të kundërtën.

Jetë me pikatore

Ndoshta kjo pandemi, në vend se të na ketë bërë të kuptojmë se jeta nuk është dhe nuk duhet të jetë thjesht e vetëm një shumatore vitesh, por një eksperiencë unike në çdo pikë të saj pasi trupi është një pronë vetjake dhe askush nuk mund të ketë të drejtën të vendosë mbi të, mund të jetë duke shënuar apogjeun e konfliktit mes brezave.