Të vërtetat pas një çmimi

Çfarë përfaqëson një çmim letrar, aq më tepër kur ai mbart emrin e një shkrimtareje tjetër të madhe që ka lënë gjurmën më të madhe në krijimtarinë tënde? Reflektimi i Annie Ernaux, shkrimtares së librave të kujtesës e autobiografisë, në rastin e marrjes së çmimit “Marguerite Yourcenar”.

Një dashuri jashtë kohe

Një prej poetëve që e kam pikë reference, katalani Joan Margarit, dikur iu përgjigj kështu pyetjes së përjetshme mbi arsyen e të shkruarit. E tha pa siklet: Shkruaj sepse jam ende i dashuruar me gruan time. Një arsye e mirë, një arsye ndër shumë të tjera, për të interpretuar botën, edhe pse shpesh herë na duket pakogjë.

Frika nga atomi

Ndërtimi i paqes është diçka shumë e vështirë dhe nuk shihet vetëm në optikën e pak muajve apo viteve, por të dekadave. Dhe ndërprerja e bashkëpunimeve shkencore është gjëja më e keqe që mund të bëhet.

Demokracia e syleshëve

Në shumë situata ai që fiton është lajmi i rremë sepse i gëzohet “mendimit dembel”. Të gjitha studimet tregojnë se variabli që përcakton konfirmimin e këtij informacioni është dobësimi i vigjilencës sonë racionale. Në shumicën e rasteve, ne kërkojmë për informacionin që i përshtatet besimeve tona. Sa më shumë informacion të kemi në dispozicion, e sigurt që aq më shumë do të shkojmë drejt asaj që besojmë. Ky është paradoksi i besueshmërisë së informacionit: sa më shumë informacion të ketë, aq më sylesh bëhemi, edhe pse logjikisht duhet të jetë e kundërta.

Ato që humbëm për faj të internetit

Një brez më parë, nëse dikush thoshte se e kishte njohur të dashurën apo të dashurin në një faqe për zemrat vetmitare, shihej me keqardhje: i shkreti, nuk ka jetë sociale, është i ndrojtur, i çuditshëm. Tani ndodh e kundërta: shihesh çuditshëm nëse flirti yt nuk nis në internet. Interneti ndihmon, por a e doni emocionin e një takimi të rastësishëm në një lokal, në një bibliotekë, në një plazh?

Elozhe veprimit

Nëse keni një filozofi jete dhe ajo ju udhëzon të reflektoni e pastaj të veproni, diçka nuk shkon. Veprimi është kuptimi i vërtetë i jetës, përndryshe duke mbetur veç mes reflektimeve nuk kemi për çfarë reflektojmë.