Filloje nga shtëpia jote

Kam ndjerë se meditimi është ndihmë e madhe. Një muaj më parë, hoqa dorë nga telefoni im në favor të diçkaje shumë më rudimentare (por ende praktike). Ishte ndryshimi më rrënjësor në jetën time gjatë viteve të fundit. Ka gjithnjë e më pak hapësira – fizike ose kohore – për soditje. Prandaj duhet të insistojmë në krijimin e tyre.

E ardhmja sipas meje

Njerëzit gjithmonë shqetësohen për “rolin e shkrimtarit”. Zakonisht duan t’u diktojnë shkrimtarëve se çfarë të shkruajnë. Natyrisht kjo gjë nuk funksionon, nuk sjell shkrimin e librave të mëdhenj.

Përralla e Krishtlindjes

Dy burra, një misionar i krishterë dhe një eremit mysliman takohen në shkretëtirën ngjitur me qytetin e Marrakeshit. Kështu fillon përralla e Krishtlindjes e shkrimtarit më të lexuar brazilian.

Shkrimtari dhe Sulltani

Kur kuptova se po shkruaja një roman për murtajën dhe politikën, më erdhi dëshira për t’u fokusuar në mekanizmin e ndërtimit të një shteti të ri: nuk ka rëndësi nëse flasim për Turqinë, Shqipërinë, Malin e Zi apo ishullin Mingher.

Fiksimi për të vlerësuar të tjerët

Prej disa javësh po ndjek përpjekjen e një të diplomuari njëzetë e katër vjeçar për të hyrë në botën e punës – aplikacionet (dhjetëra të tilla), intervistat, hapat e mëtejshëm, reagimet pas intervistave – dhe ndjej një përzierje mes respektit dhe shqetësimit: respekt për aftësinë që ka për ta rindërtuar veten pas çdo dështimi, shqetësim për qëndresën e tij psikike në një periudhë të zgjatur kohe.

Sërish njerëz, për të mos u squllur nga dëshpërimi

Askush nuk u flet fëmijëve për shpirtin, askush nuk e merr parasysh se ky aspekt është tërësisht i përpunueshëm në fëmijëri, por nuk mbetet i tillë për gjithë jetën. Nëse nuk kultivohet, stafetën e merr materializmi. Dhe kjo nuk i shndërron fëmijët në njerëz kureshtarë apo të pasionuar pas jetës, por në qenie të vogla të dëshpëruara, pa asnjë horizont.