Guliver
Reportazh/ Nostalgjia komuniste, të gjithë duan një selfie me Stalinin

Reportazh/ Nostalgjia komuniste, të gjithë duan një selfie me Stalinin

Nga Lucia Sgueglia/N jë dhomë e vogël, e errët në formë rrethore. Në mur shfaqet një filmim bardh e zi ku turma njerëzish ecin në radhë. Nga autoparlantët dëgjohet një zë në radio: Pesë mars 1953, Moskë. Funerali i Josif Stalin.

Përveç kësaj, në murin tjetër shfaqet një video me ngjyra: “Nuk do ta harroj kurrë atë ditë, u çmenda nga gëzimi. Por, nuk mund t’ia thoja askujt.” Flet Alexandra Pavlovna Uspenskaya e lindur më 1923, një prej 20 milionë njerëzve të internuar në kapet e punës në Bashkimin Sovjetik.

Bëhet fjalë vetëm për një nga 900 video-dëshmitë të mbledhura në Muzeun Gulag në Moskë, të hapur rreth dy vite më parë me financime nga shteti. Katër kate, 3500 metër katrorë dhe me një investim prej 4,7 milionë dollarë. Kjo paraqet tentativën e parë serioze nga ana e institucioneve për t’u përballur me të kaluarën e Terrorit të Madh. Bëhet fjalë për një kujtesë kontroverse në Rusinë e Putinit, tre dekada nga shembja e Bashkimit Sovjetik dhe 62 vite pas fillimit të de-stalinizmit nga ana e Hrushovit. Sot më shumë se gjysma e rusëve e shohin pozitivisht figurën e Stalinit.

Tetorin e kaluar një grup të rinjsh komunist zunë hyrjen e muzeut me një foto të madhe të fituesit të Nobelit Aleksandr Solzenicyn, ku me të mëdha shkruhej “Tradhtar” dhe “Armik” i Rusisë, pasi “gënjeu paturpësisht” mbi spastrimet e bëra në Bashkimin Sovjetik. Bëhet fjalë për një episod jo pak shqetësues që shkon përkrah përpjekjeve të ringjalljes së kultit të Stalinit, e ndjekur nga politika kundër Ukrainës.

Buste të rinj, monumente dhe qendra kulturore dedikuar diktatorit po hapen vit pas viti në të gjithë Rusinë, nga provica e Mari El deri në fshatin Horoshego ku Stalini bëri vizitën e fundit në frontin perëndimor gushtin e vitit 1943.

Zakonisht iniciativën e merr Partia Komuniste e drejtuar nga Gennady Zyuganov, që për më tepër flet edhe për një “pranverë staliniste” dhe për Komunistët e Rusisë, duke përdorur emrin e diktatorit për të hartuar programin e saj elektoral.

Më shumë se nostalgji, bëhet fjalë për një “Stalin-mania”, për një trend pa frena: nga konkurset për selfien më të mirë me Stalinin deri te ikona në Belgorod dhe në talk-showt e shumtë që rikthehet tema e diktatorit. Ndërsa në Magadan, kryeqytetin e “Arkipelagu Gulak” një monument dedikuar viktimave është ndryer me të kuqe ku shkruhet “Stalini është gjallë”.

Por jo të gjithë janë dakord dhe tani disa persona tentojnë të bëjnë opozitë ndaj këtij trendi. Në Surgut një statujë bronzi e ngritur në nder të Stalinit ka shkaktuar protestat e banorëve. Bashkia u tërhoq nga vendimi, por debatet vazhdojnë. Në fund të nëntorit të kaluar organizata e njohur ruse për të drejtat e njeriut Memorial ka krijuar një databazë online me emrat, mbiemrat dhe të dhëna të tjera të mbi 40 mijë ish zyrtarëve të NKVD (Policia sekrete e Stalinit) të cilët janë përgjegjës për vdekjen e mbi 700 mijë sovjetikëve nga viti 1935 deri në 1939.

Por kur nuk merret shteti me këtë gjë, disa persona fillojnë ta bëjnë për hesap të vet. Ka bërë xhiron e botës historia e Denis Karagodin, 34-vjeçar nga Tomsku në Siberi. Ai është stërnipi i një prej të ekzekutuarve në vitin 1938 dhe tani ka gjetur emrat e vrasësve të stërgjyshit dhe i ka publikuar online, duke nxitur reagimin e Yulias, mbesës së një prej ekzekutuesve e cila në një letër prekëse i kërkonte falje: “Prej disa netësh nuk mund të fle. Tani po njihem me një faqe të turpshme të historisë së familjes time. Jam tërësisht në anën tuaj, por asgjë nuk do të ndryshojë në shoqërinë tonë për sa kohë nuk do të zbardhet e vërteta.”

Një shenjë shprese për shumë të tjerë. Tani Denis do ta dërgojë çështjen në gjykatë, ndërsa përballet me presionin e patriotëve që e akuzojnë për ndasi kombëtare. “Për çfarë na hyn në punë kjo? Vetëm për t’u hakmarrë?”, shkruajnë disa në internet, “Edhe sikur Stalini të shpallej kriminel, a do të na rriteshin rrogat dhe pensionet?!”

Qartësisht një sindromë skizofrenie në raport me të shkuarën që e ndan më dysh shoqërinë ruse për sa i përket trashëgimisë së Stalinit. Zyrtarisht drejtuesit rusë nuk e miratojnë veprimtarinë e diktatorit, por sjellja e tyre mbetet ambigue mbi rolin e tij në histori dhe në atdhe.

Ka bërë xhiron e botës historia e Denis Karagodin, 34-vjeçar nga Tomsku në Siberi. Ai është stërnipi i një prej të ekzekutuarve në vitin 1938 dhe tani ka gjetur emrat e vrasësve të stërgjyshit dhe i ka publikuar online, duke nxitur reagimin e Yulias, mbesës së një prej xhelatëve e cila në një letër prekëse i kërkonte falje: “Prej disa netësh nuk mund të fle. Tani po njihem me një faqe të turpshme të historisë së familjes sime. Jam tërësisht në anën tuaj, por asgjë nuk do të ndryshojë në shoqërinë tonë për sa kohë nuk do të zbardhet e vërteta.”

Presidenti Putin, ish agjent i KGB-së ka dënuar kultin e individitit, por në vitin 2014 duke folur mbi Luftën e Dytë Botërore deklaroi: “Mund të kritikojmë çdo gjë për të (Stalinin), por kush mund të na thotë se një qasje ndryshe mund të na shpallte fitues?” Nyja që e mban ende në këmbë diktatorin është pikërisht fitorja e sovjetikëve mbi nazizmin në vitin 1945.

E kur flasim me Vikën, 17 vjeçare, kuptojmë diçka më shumë. “Stalin? Për mua nuk është një figurë bashkuese. Kulti i tij sot është i lidhur ende me disa fakte mistike, por kishte edhe anë pozitive. Për shembull Konferenca e Paqes në Jaltë.”

Duke e dëgjuar, motrat Tatiana dhe Olga Ermakova kundërshtojnë të pikëlluara: “Babai ynë u dënua në vitin 1941 me vëllain e tij. Plot dhjetë vjet për propagandë anti-sovjetike. Ishin 20 vjeç. Nuk na tha asgjë deri në vdekjen e tij, nuk donte të na shkatërronte jetën.” Po për nostalgjikët? “Është e tmerrshme. Ishte populli rus që e fitoi luftën me shumë sakrifica, jo Stalini. Por gjithkush ka të drejtën e mendimit të tij, kjo është demokracia.”/Përshtati në shqip Erjon Uka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *