Tronditja e gjatë njëzetë vjeçare

Ajo ditë shtatori e vitit 2001 ndryshoi shumë gjëra. Në kuptimin më të gjerë kulturor ndryshoi perceptimin amerikan në botë, imazhin që bota kishte për Amerikën. Efekti më i madh është mënyra e shumëfishtë në të cilën që prej asaj kohe idetë, ose më mirë të thuhet mitet dhe mitologjia për shkëlqimin e padiskutueshëm amerikan, u shkatërruan.

E thua dot se çfarë profesioni ke?

Mesatarisht, një të diplomuari do t’i duhet që gjatë jetës të ndryshojë të paktën dymbëdhjetë herë vendin e punës dhe minimumi tre herë bazën e aftësive profesionale, sepse njohuritë e marra në moshën 20-vjeçare ka pak të ngjarë që të gjejnë përputhshmëri me tregun e dy dekadave më vonë.

Ekziston diçka që paratë s’mund ta blejnë

Një ekonomi tregu është mekanizmi efikas dhe i çmuar për organizimin e aktiviteteve prodhuese, por një shoqëri tregu është vendi ku thuajse gjithçka është në shitje. Bëhet fjalë për stil jete, në të cilin arsyetimet e tregut dhe vlerat e tregut nisin të dominojnë çdo aspekt të jetës: marrëdhënie personale, jetë familjare, shëndet, arsim, politikë, ligj. Cili do të duhej të ishte roli i parave dhe i tregjeve në shoqëritë tona?

Vrapim pa mendime

Nëse palestrat e masivizuara në qendrat urbane përfaqësojnë një përpjekje artificiale për t’i ofruar njeriut mundësinë e skalitjes së trupit në kohë të shpejtë dhe brenda perimetrit të tij të jetesës së përditshme, vrapimi është forma më e lartë e përgjegjshmërisë vetjake dhe përpjekja më intime që bëhet në ruajtjen e marrëdhënies me natyrën. Nga dyzimi i fillimit tek ai çlirim i madh që ndjejmë në fund të përshkrimit të disa kilometrave, kalojmë në katër faza të rëndësishme sipas mendimit të Spinozës, të Dekartit, të Hume dhe të Sartrit.

Fama e mbivlerësuar, ndërsa pafajësinë nuk duhet ta ngatërrojmë me naivitetin

Një bashkëbisedim i rrallë mes shkrimtarit italian Sandro Veronesi dhe Presidentit Barack Obama. Libri i tij “Tokë e premtuar” është kthyer në një fenomen kudo ku është botuar dhe është mundësia më e mirë për ta bërë Presidentin të flasë siç ai di për çështjet që sot qëndrojnë në majën e debatit publik: heronjtë e rrugës dhe ata të politikës, lëvizjet sociale, pandemia, kufijtë, politika, por edhe filozofia. “Një shoqëri e drejtë nuk mund të bazohet në pushtet dhe në forcë, por duhet të bazohet në diçka më thelbësore”, thotë Obama dhe në këtë bisedë e zbulon se çfarë është kjo gjë.