Armët tona janë fjalët
Salman Rushdie, autori i romanit “Vargjet satanike” i dënuar me vdekje nga Khomeini, dhe Roberto Saviano, autori i “Gomorra” i dënuar me vdekje nga klani Casalese, u takuan për herë të parë në Akademinë e Stokholmit në vitin 2008. Para pak ditësh, u ripanë përmes kompjuterit, fiks tetë muaj pas sulmit që pësoi shkrimtari anglo-indian, por edhe për të folur mbi romanin e tij më të fundit “Qyteti i fitores”. “Kam humbur një sy, por jam mirë”, thotë Rushdie.



