Sistemi i ri që do të lindë pas koronavirusit

Për një mijë vjet, çdo epidemi e madhe i ka hapur rrugë ndryshimeve në organizimet politike të kombeve dhe thelbit të kulturës së çdo organizimi të tillë. Për shembull (pa dashur t’i reduktojmë asgjë kompleksitetit të historisë), mund të themi se murtaja bubonike e shekullit të XIV (për të cilën dimë se e reduktoi popullsinë e Europës me një të tretën) ndikoi që të vihej në diskutim roli politik i fesë.

Do na dëmtojë më shumë fjala “luftë” sesa lufta vetë

Lufta nxit panik, si supermarketet e tejmbushura të fundjavës; Lufta nxit pasiguri, si lotët e gjyshërve që nuk e dinë nëse do të dalin nga shtëpitë për të blerë ushqim ose jo; Lufta nxit ankth, dhe nuk e shuan dot asnjë slogan që thërret për shumë kujdes e për pak frikë; Lufta nxit përçmim ndaj njëri-tjetrit, siç shohim në komunikimet virtuale. Kjo nuk është një luftë, është një pandemi. Dhe pandemia nuk është hiç më pak e rëndë se lufta, nuk është aspak më e lehtë për t’u përballuar se lufta. Por është pandemi, jo luftë.

Zgjohu o Zot!

Në këtë botën tonë, të cilën Ti e do më shumë se ne, kemi ecur me shpejtësi të lartë, duke u ndjerë të fortë dhe të aftë për gjithçka. Të babëzitur për fitim, e lamë veten të përthitheshim nga objektet dhe të hutoheshim nga nxitimi. Nuk u ndalëm përballë thirrjeve të Tua, nuk u përmendëm përballë luftërave dhe padrejtësive globale, nuk dëgjuam klithmën e të varfërve dhe të planetit tonë që ishte sëmurur rëndë. Vazhduam duke mos u kthyer, duke menduar se do të qëndronim gjithmonë të shëndetshëm në një botë të sëmurë. Tani, teksa ndodhemi në det të trazuar, të lutemi: “Zgjohu o Zot!”.

Njerëz ballkonesh dhe turmash

Jemi dëshmitarë të rishpikjes së një sistemi, që të paktën në të gjallët tonë nuk e kemi parë. Jemi në metamorfozë, ku gjëra të cilat i konsideronim si të mirëqena (shoqërizimin), elementë kulturorë (shtrëngimi i dorës) apo vese të padëmshme (fërkimi i syve) konsiderohen gati-gati kriminale dhe sabotuese.

Është gjithçka e kotë kur porta nuk do të hapet

Më 9 maj të 1978, si sot dyzetë e dy vite më parë, ish-kryeministri italian Aldo Moro pas rrëmbimit 55 ditor u gjet i vrarë në bagazhin e një makine në rrugën “Caetani” në Romë, mes selisë së Demokracisë Kristiane dhe Partisë Komuniste. Historia e Aldo Moros është historia e intelektualit në politikë, e një tentative për reformim të lënë përgjysmë, e goditjes së shtetit dhe e luftës së ashpër politike brenda llojit. Në këtë shkrim botohet edhe letra e fundit drejtuar bashkëshortes, katër ditë para vrasjes.

Bota do të ketë disa izolime në të ardhmen

The Economist analizon situatën duke treguar se sa shumë gabuan ekspertët e ekonomisë për pasojat e Covid-19 dhe paraqet dy mënyrat për luftimin e pandemisë. Më e keqja nuk ka ardhur ende: bota mund të detyrohet të bëjë izolime të përsëritura deri në zhdukjen përfundimtare.

Sa të ndryshëm do të jemi pas kësaj murtaje

Kjo pandemi na ka bërë të kuptojmë se njeriu me ankthet dhe instiktet e tij është shumë i ngjashëm pavarësisht se ku jeton apo nga kush qeveriset. Frika është përgjigje ndaj një rreziku konkret: është ikje nga zjarri, rezistencë ndaj hajdutit, forcë përballë operacionit, pra është përgjigje konkrete ndaj problemeve konkrete. Sot njerëzit nuk po përballen me frikë, por me ankth, pasi armiku është i padukshëm dhe masat e marra na duken absurde.

Jeta ime si refugjate, ku turpi vret më shumë se uria

Ajo që mbaj mend si fëmijë refugjate është kjo: dinjiteti është i rëndësishëm. Kur isha refugjate, nevojat tona konkrete kishin shumë pak rëndësi përballë atyre psikologjike. Shpejt mësova se kur ke uri, përkohësisht të dhemb stomaku, por dëmtohet krenaria. Dhe nevojitet një jetë e tërë për ta risjellë në gjendjen fillestare.