Në Ballsh dhe përtej

Si shpjegohet që zonat më të pasura në Shqipëri kanë banorët më të varfër? Pse pasuria nëntokësore nuk shndërrohet në mirëqenie dhe bollëk për ata që i kanë duart me kallo dhe thonjtë e nxirë nga puna në dhjetëra metra nëntokë apo në qindra gradë temperatura të larta? Pse të gjithë ia mbushin mendjen të gjithëve se kemi pasuri nëntokësore, ndërkohë që bilancet dalin me humbje?

Ne ëndërronim një revolucion të bukur

Shoh sot fytyrat e të rinjve, që janë të shumtë në Marshimin për Liri. Dhe rikujtoj vitet ’90, kur ata që dilnin në shesh ishim ne dhe bërtisnim: “Liri! Liri!”, por pa e ditur se çfarë ishte. Ne kishim një imagjinatë letrare, romantike dhe për këtë shkak nuk arritëm të ndërtonim botën tonë të lirë.

Një çmim që nuk do të na kënaqë

Nobeli nuk është një çmim për të kënaqur pritshmëritë e lexuesit. Madje, duket se qëllimisht e kërkon diçka të tillë: Në vitin 1997, vit në të cilin u nderua Dario Fo, kandidatë potencialë ishin Salman Rushdie dhe Arthur Miller, për të cilët komiteti tha së janë “shumë popullorë” dhe një çmim ndaj njërit prej tyre do të ishte “shumë i parashikueshëm”.

Reforma pa reformatorë

Shenjtëria e politikës shqiptare qëndron në ruajtjen e gjendjes së ekulibrit dhe kjo, s’do mend, bie ndesh me prirjen reformatore. Prandaj, për sa kohë do të mungojnë reformatorët, reformat nuk do të shkaktojnë kurrë pikën e kthesës, teksa “reforma” do të mbetet termi karakterizues i takimeve me ndërkombëtarë.

Njeri i zakonshëm në qendër të Tiranës

Mund të gjenden dhjetëra e qindra arsye për hapjen e kazinove në qytete, por në vetvete qëndrimi se në qendër të kryeqytetit nuk jetojnë njerëz të zakonshëm e të thjeshtë është absurd dhe në kufijtë e padijes përsa i përket zhvillimit demografik dhe socio-ekonomik të qyteteve shqiptare dhe në rastin konkret të Tiranës.