Jetë me pikatore

Ndoshta kjo pandemi, në vend se të na ketë bërë të kuptojmë se jeta nuk është dhe nuk duhet të jetë thjesht e vetëm një shumatore vitesh, por një eksperiencë unike në çdo pikë të saj pasi trupi është një pronë vetjake dhe askush nuk mund të ketë të drejtën të vendosë mbi të, mund të jetë duke shënuar apogjeun e konfliktit mes brezave.

Çfarë është budallallëku?

Budallallëku është edhe shumë demokratik, i barabartë dhe solidar. Mund të godasë këdo, pa dallim. Ka budallenj në të njëjtën masë në të gjitha shtresat ekonomike dhe kulturore, në çdo rrymë politike dhe vend të botës.

Skandalizimi prej patriotizmit

Nëse mesazhet e Presidentes së Kosovës, a fundja thjesht një politikaneje të Kosovës, a fundja fundit të një personi publik shqiptar vishen me patriotizma, sulmet që pasuan përveçse kundër saj konkretisht, ishin pjesë e vazhdimësisë për dekurajimin e ligjërimit patriotik. Skandalizimi nuk mund të vijë nga ligjërimi patriotik. Skandalizimi duhet të vijë nga mungesa e tij, nga harresa e qëllimshme apo përqeshja cinike.