Bashkëbisedim “Në radio” përmes shtatë librash
Bashkëbisedim përmes shtatë librash me gazetarin Andri Xhahu në RTSH.
Bashkëbisedim përmes shtatë librash me gazetarin Andri Xhahu në RTSH.
Një pjesë nga libri i sapobotuar i ish-kryeministrit italian Romano Prodi “Strana vita, la mia” i shkruar së bashku me Marco Ascione. Prodi flet për ngjarjet e vitit 1997, por edhe duke vënë në dukje se si Italia nuk po e luan më rolin e saj në Shqipëri, të rinjtë nuk flasin më gjuhën italiane dhe politika po afrohet me Turqinë.
Intervistë me gazetaren Megi Latifi për Radion e Jashtme të Kinës.
Si aktor kam mësuar të mos tregoj shumë për personazhet e mi, janë ata që duhet të flasin në skenë ose në ekran. Personalisht unë dyshoj te zbulimet e bujshme.
Pse libri “Tokë e Premtuar” i Barack Obama-s është fenomeni i këtij viti në fushën e botimeve dhe si u rikthyen sërish në raftet e para të librarive romanet e Khaleid Hosseini-t pas ngjarjeve të Afganistanit.
Ajo ditë shtatori e vitit 2001 ndryshoi shumë gjëra. Në kuptimin më të gjerë kulturor ndryshoi perceptimin amerikan në botë, imazhin që bota kishte për Amerikën. Efekti më i madh është mënyra e shumëfishtë në të cilën që prej asaj kohe idetë, ose më mirë të thuhet mitet dhe mitologjia për shkëlqimin e padiskutueshëm amerikan, u shkatërruan.
Nëse një mësuesi i vjen në mendje një metodë më e përshtatshme mësimdhëniejeje për situatën ku ndodhet, kush mund ta ndalojë? Nuk e ndalon drejtori apo programet e ngurta që diktohen nga ministria. Ajo që e ndalon në këtë moment është dembelosja e kolegëve, injoranca e prindërve dhe përtacia e studentëve.
Mesatarisht, një të diplomuari do t’i duhet që gjatë jetës të ndryshojë të paktën dymbëdhjetë herë vendin e punës dhe minimumi tre herë bazën e aftësive profesionale, sepse njohuritë e marra në moshën 20-vjeçare ka pak të ngjarë që të gjejnë përputhshmëri me tregun e dy dekadave më vonë.
Një ekonomi tregu është mekanizmi efikas dhe i çmuar për organizimin e aktiviteteve prodhuese, por një shoqëri tregu është vendi ku thuajse gjithçka është në shitje. Bëhet fjalë për stil jete, në të cilin arsyetimet e tregut dhe vlerat e tregut nisin të dominojnë çdo aspekt të jetës: marrëdhënie personale, jetë familjare, shëndet, arsim, politikë, ligj. Cili do të duhej të ishte roli i parave dhe i tregjeve në shoqëritë tona?
Nëse palestrat e masivizuara në qendrat urbane përfaqësojnë një përpjekje artificiale për t’i ofruar njeriut mundësinë e skalitjes së trupit në kohë të shpejtë dhe brenda perimetrit të tij të jetesës së përditshme, vrapimi është forma më e lartë e përgjegjshmërisë vetjake dhe përpjekja më intime që bëhet në ruajtjen e marrëdhënies me natyrën. Nga dyzimi i fillimit tek ai çlirim i madh që ndjejmë në fund të përshkrimit të disa kilometrave, kalojmë në katër faza të rëndësishme sipas mendimit të Spinozës, të Dekartit, të Hume dhe të Sartrit.