E bukura e asaj që s’do të dimë kurrë
Dija është një dhuratë e paçmuar. Por iluzioni i dijes mund të jetë më i rrezikshëm se injoranca.
Dija është një dhuratë e paçmuar. Por iluzioni i dijes mund të jetë më i rrezikshëm se injoranca.
Kur kuptova se po shkruaja një roman për murtajën dhe politikën, më erdhi dëshira për t’u fokusuar në mekanizmin e ndërtimit të një shteti të ri: nuk ka rëndësi nëse flasim për Turqinë, Shqipërinë, Malin e Zi apo ishullin Mingher.
Prej disa javësh po ndjek përpjekjen e një të diplomuari njëzetë e katër vjeçar për të hyrë në botën e punës – aplikacionet (dhjetëra të tilla), intervistat, hapat e mëtejshëm, reagimet pas intervistave – dhe ndjej një përzierje mes respektit dhe shqetësimit: respekt për aftësinë që ka për ta rindërtuar veten pas çdo dështimi, shqetësim për qëndresën e tij psikike në një periudhë të zgjatur kohe.
Askush nuk u flet fëmijëve për shpirtin, askush nuk e merr parasysh se ky aspekt është tërësisht i përpunueshëm në fëmijëri, por nuk mbetet i tillë për gjithë jetën. Nëse nuk kultivohet, stafetën e merr materializmi. Dhe kjo nuk i shndërron fëmijët në njerëz kureshtarë apo të pasionuar pas jetës, por në qenie të vogla të dëshpëruara, pa asnjë horizont.
Kjo nuk është vetëm një krizë ekonomike, një krizë sociale apo një krizë ekologjike. Kjo, mbi të gjitha, është një krizë e mendimit.
Çfarë përfaqëson një çmim letrar, aq më tepër kur ai mbart emrin e një shkrimtareje tjetër të madhe që ka lënë gjurmën më të madhe në krijimtarinë tënde? Reflektimi i Annie Ernaux, shkrimtares së librave të kujtesës e autobiografisë, në rastin e marrjes së çmimit “Marguerite Yourcenar”.
Nevojiten kriza jo kaq të vogla sa askush nuk merr mundimin të veprojë, por jo aq të mëdha sa për të shkatërruar sistemin.
Një prej poetëve që e kam pikë reference, katalani Joan Margarit, dikur iu përgjigj kështu pyetjes së përjetshme mbi arsyen e të shkruarit. E tha pa siklet: Shkruaj sepse jam ende i dashuruar me gruan time. Një arsye e mirë, një arsye ndër shumë të tjera, për të interpretuar botën, edhe pse shpesh herë na duket pakogjë.
Ndërtimi i paqes është diçka shumë e vështirë dhe nuk shihet vetëm në optikën e pak muajve apo viteve, por të dekadave. Dhe ndërprerja e bashkëpunimeve shkencore është gjëja më e keqe që mund të bëhet.
Në momentin që shkruaj ose tregoj histori dhe shpik personazhe – thotë Marias – kam mësuar, kam njohur apo kam menduar gjëra që vetëm në letërsi mund të dihen, të njihen apo të mendohen.