Të ndrojturit, ose qëndrestarët e heshtur të shoqërisë së spektaklit

Nga Tahar Ben Jelloun/ Ndrojtja nuk është sëmundje. Është një sjellje që dikush thjesht mund ta ketë, qartësisht e pavullnetshme, e cila meriton të merret në konsideratë dhe të respektohet. E përjetuar me kujdes, ndrojtja mund të përfaqësojë një vlerë për t’u adhuruar, si ngadalësia e shoqëruar prej heshtjes. Ama, hera-herës, ky qëndrim na jep përshtypjen e falsifikimit të së vërtetës. […]

Përulësia është tipari i më të mirëve

José Ortega Y Gasset, i cili kurrë nuk shkoi në Oksford, kishte të drejtë kur na paralajmëroi kundër “barbarive të specializmit”: mençuria nuk arrihet duke u mbyllur brenda specialitetit vetjak, por duke u hapur ndaj të tjerëve, sado të largët të duken. E përjetova vetë këtë fakt shpesh të harruar: leksionet e mia, që kishin të bënin me letërsinë, fillonin pikërisht atëherë kur unë mbaroja së foluri dhe nisnin pyetjet, duke lejuar gjithë llojet e njerëzve të ndërhynin, nga historianët dhe filozofët te sinologët dhe shkencëtarët.

Çfarë borxhi i ke leximit?

Fatkeqësisht kupton se politikat publike të leximit s’mund të realizohen nga njerëz që nuk i kanë asnjë borxh leximit. Kufijtë e së realizueshmes nuk përcaktohen vetëm nga dëshira. Do të ishte goxha më mirë sikur shumë më shumë t’i kishin borxhe leximit. Megjithëse e vërteta është larg kësaj.

Pas kronometrit të përditshmërisë sonë

Në të vërtetë, rentabiliteti ekonomik mund të arrihet jo me robotizimin e sjelljes, por përkundrazi, me përdorimin e plotë të personalitetit dhe përgjegjësisë së punëtorëve. Reforma shtetërore duhet të konsiderohet jo si një ulje apo rritje e parametrave të produktivitetit, por më tepër si një deburokratizim.

Hera e fundit që kam shkruar me dorë

Janë pikërisht këto që ka reduktuar shkrimi i dorës në epokën dixhitale: kohën dhe angazhimin. Unë dhe bashkëshorti im ndonjëherë i shkruajmë letra njëri-tjetrit, dhe është një akt sfilitës dashurie. Të kuptosh atë që dua të them është një projekt emocional dhe intelektual njëherazi. Por pasi shkruaj për ca kohë, sfida bëhet thjesht fizike.

Arti i të kërkuarit falje

Një nga pengesat më të mëdha dhe më paradoksale të kërkimit të faljes, është se njerëzit – pa përjashtim – besojnë se nuk mund të ndryshojnë. Ajo që psikologët e quajnë “teoria e entitetit” do të thotë se ne nuk arrijmë t’i trajtojmë situatat e vështira dhe të pakëndshme si mundësi për përmirësim, siç mund të jenë në të vërtetë.

Çnjerëzorja fillon me heshtjen

Meqenëse mallrat qarkullojnë lirshëm nga një kontinent në tjetrin, duket se liria është mbi të gjitha ajo e sendeve dhe e parave. Njerëzit nuk janë aq me fat, veçanërisht kur janë të varfër dhe me ngjyrë, sepse ekziston mbizotërimi, jo i pranuar, por efektivisht i qenësishëm, i racave.

Rrëfimi im për jetën, shëndetin dhe dashurinë

Çuditërisht marr të njëjtat libra me vete: Librin e Sekreteve të Deepak Chopra, Komedinë Hyjnore të Dantes dhe një libër me fotografi të mrekullueshme nga Horst P. Horst. Diçka për shpirtin, diçka për mendjen dhe diçka për shqisat. Nuk lodhem kurrë me këta libra, që më ngjallin mendime dhe emocione të thella. I rilexoj vazhdimisht për të gjetur frymëzim dhe rehati.