Burgu ku jetoj çdo ditë quhet Asperger

Shkrimtarja italiane thyen heshtjen dhe tregon për sëmundjen e saj të Aspergerit, në librin me titull “Shikimi yt ndriçon botën”. “Vuaj nga sindroma e Aspergerit. Është kjo karrigia ime e padukshme me rrota, burgu në të cilin jetoj që prej sa mbaj mend. E shkreta nënë, pas një burri të poshtër dhe të dytit psikopat e të alkoolizuar, i ra për pjesë edhe një vajzë që ishte si një kasafortë të cilës nuk i dihet kodi për ta hapur. Para se të vdiste më dhuroi një kutizë druri me një zemër të gdhendur përsipër. Kur e hapa, gjeta një letër të shkruar me dorën e saj: “Të dua shumë, edhe pse kurrë nuk të kuptova”.

Kisha sipas një laiku

Një jo-besimtar, siç unë jam, është shumë i interesuar rreth historisë së Kishës e cila nisi kur Pali ra nga kali teksa shkonte nga Jeruzalemi në Damask, i ra të fiktë, u rizgjua – siç rrëfen në disa prej letrave të tij – dhe më pas një Ëngjëll e ngriti nga toka, i hyri në shpirt dhe e transformoi.

Pabarazia po helmon Europën më shumë se çdo gjë tjetër

Nga Jurgen Habermas/Si ka mundur të bëhet kaq akute, në harkun kohor të dhjetë viteve, kontradikta mes aderimit në Europë (anëtarësime që vazhdojnë të kërkohen dhe të përsëriten) dhe kundërshtimit ndaj veprimeve bashkëpunuese dhe integrimit evropian? Dhe si arrin bashkimi monetar europian të qëndrojë ende në këmbë, kur në të gjitha vendet po rritet rezistenca “anti-Bruksel” e frymëzuar nga populistët e […]

Ka diçka që nuk e harroj kurrë

Çfarë është kujtesa historike dhe ku mund të na çojë humbja e saj? A është me të vërtetë faji i medias, dhe përse kujtesa e tepruar mund të jetë e dëmshme? “Kur ndonjë akt censure përpiqet të zhdukë një pjesë të kujtesës së një shoqërie, kjo shoqëri pëson krizë identiteti”, thoshte ndër të tjera Umberto Eco duke folur për memorien kolektive, filtrimin e informacionit, internetin dhe sfidat e së ardhmes. Leksioni i fundit në sallën e Kombeve të Bashkuara.

Profecitë e Indro Montanellit për krizën e gazetarisë: Skandalet, rruga e shkurtër e gomerëve

Leksioni fundit i Indro Montanellit në Universitetin e Torinos është një profeci për gazetarinë e keqe. “Nëse dikush prej jush do të merret me këtë profesion, largohuni nga tundimi i scoop-it! Ju lejon të arrini më shpejt majën, por në mënyrën më të keqe të mundshme. Publiku është një kafshë e çuditshme. Duket sikur nuk kupton, por nëse luani me […]

The Economist: Duhet të mësojmë shumë nga Marksi

The Economist/ Një rregull i pashkruar i fushatave në Britani thotë se kurrë nuk duhet të përmendni mendimtarë të mëdhenj. Por, më 7 maj, laburisti John McDonnell e theu këtë rregull duke përmendur jo vetëm një mendimtar të madh, por pikërisht Karl Marksin. “Unë mendoj se ka shumë për të mësuar duke lexuar ‘Kapitalin’”, tha ai. Të nesërmen, ishte kreu i […]