Shoqëritë janë manipuluar me mijëra vjet! Si do duhet të rregullohet e ardhmja jonë me internetin

GAFAM (Google, Apple, Facebook, Amazon dhe Microsoft) janë shërbime publike dhe si të tilla duhet të kenë detyrime: nuk duhet të dominojnë tregun, mos të zotërojnë gjithë inovacionin, të mos i bëjnë njerëzit të varur, të mos lejojnë që zhvillimet me hologramet të jenë krejtësisht në duart e tyre. GAFAM duhet të ndahet në pjesë të veçanta dhe të ndryshme, në mënyrë që të mos zëvendësojë shtetet demokratike.

Rrëfim për skëterrën, në këtë ditë të kujtesës

Askush nuk duhet të dalë para tjetrit. Dhe njeriu duhet ta dojë atdheun e tij me qartësi, jo verbërisht. Miliona njerëz kanë vdekur në emër të vendit. Nuk do ta përdorja as fjalën “atdhe”. Dikush mund të thotë thjesht “Unë e dua vendin tim”. Të gjitha vendet janë të bukura, por kjo s’e ndal përhapjen e urrejtjes.

Letër mamasë

Regjisori italian ia dedikon mamasë së tij filmin “Ishte dora e Zotit”. Për të thënë atë që nuk mundi ta thoshte kur ajo ishte gjallë. “E për këdo që ende mundet, kam vetëm një këshillë: thuajeni”, shkruan Paolo Sorrentino.

Uroj të kesh kohë

Nëse nuk do të jemi të aftë për të ndryshuar paradigmën dhe stilin tonë të jetës, do të vazhdojmë të qahemi duke i përsëritur në mënyrë këmbëngulëse vetes dhe të tjerëve se: “Nuk kam kohë! Nuk gjej kohë!”. Jo! Është koha për të pasur kohë.

Njeriu më i rrezikshëm është i palumturi, shumica jetojnë në mosdakordësi me veten

Krijuesi ka bërë një gabim të madh duke bërë burrin dhe gruan kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri. Problemi është pabarazia: pabarazia lind nga fakti se gruaja e njeh burrin shumë më thellë nga sa burri e njeh atë, sepse gruaja është nëna e meshkujve. Pastaj sheh burrin e saj pasi rrit fëmijët dhe i thotë: “Ende mendon se nuk të njoh, di gjithçka për ty, për mua nuk je as Zot, as mbret”.

Të lindim e të vdesim në të njëjtin vend është ide absurde, njeriu është krijuar të lëvizë pa kufij

Kemi lindur diku, por pastaj një ditë shkojmë diku tjetër: pa harruar atdheun tonë dhe pa i kthyer shpinën. Të gjitha qytetet e botës dhe të gjitha qytetërimet u ndërtuan nga njerëz të ardhur gjetkë. Idea se njeriu është i destinuar të lindë dhe të vdesë në të njëjtin vend është absurde. Njeriu është krijuar të lëvizë lirshëm, pa kufij, për t’u dhënë diçka bashkëkohësve të tij: qoftë në fshatin e tij të lindjes apo në anën tjetër të botës.