Mirësia: virtyt si dikur apo dobësi si sot?

Kjo është epoka kur të gjithë ankohen për mungesën e mirësisë. Mirësia nxit mosbesim dhe demonstrimet publike të bujarisë shpesh përshkruhen si moraliste dhe sentimentale. Përkujdesja për njëri-tjetrin, siç thoshte Jean-Jacques Rousseau, na bën thellësisht njerëzor. Një njeri pa lidhje emocionale ose gënjen, ose është i çmendur. Por shoqëria moderne perëndimore e refuzon këtë të vërtetë thelbësore, duke theksuar mbi të gjitha rëndësinë e individualizmit. Të jesh i mirë dhe të kesh nevojë për të tjerët, sot perceptohet si shenjë dobësie. Ama, jo gjithmonë ka qenë kështu.

Teodor Keko në prozë

Duke lexuar romanin e Teodor Kekos njeh më mirë edhe botëkuptimin e tij social e politik, i cili natyrshëm është në anën e lirisë, që mbron individin përkundrejt turmës. Për Teodor Kekon pasuri është “uni”, jo kolektivi. Mbi të gjitha është ndjenja, jo logjika. Për të, dinjiteti, edhe në qoftë e vetmja gjë që i mbetet, është më i rëndësishmi. E shkroi në vepra, e zbatoi edhe në jetë.

Djajtë e Amos Oz

Për të nuk ishte e lehtë të ishte Amos Oz. Nuk e kishte të lehtë të ishte nje personazh i idealizuar ndaj të cilit shumë njerëz kanë pritshmëri, krijojnë shpresa dhe zhgënjime. Nuk e kishte të lehtë të ishte objekt i valëve të dashurisë dhe admirimit, që pashmangshmërisht sillnin një lloj idealizimi. Dhe sigurisht nuk e kishte të lehtë të përballonte sulmet armiqësore, vërtetë djallëzore.

Sikur edhe një herë live, Adriano

Duke ndjekur botën e sotme të spektaklit, ku fama më shumë arrihet jashtë skene se sa brenda saj, nuk ka si mos të të bëjë përshtypje konservatorizmi i një prej simboleve të Italisë për disa dekada. E vërteta është se ashtu si në çdo gjë, filozofia e Celentanos nuk ka ndryshuar.

Albert Camus, babai im

E rrethuar nga qen dhe mace, e ulur në një dhomë të vogël të tejmbushur me libra dhe letra, Catherine Camus tregon për marrëdhënien me babain e saj, si zbuloi se Camus kishte një të dashur e megjithatë nuk u nda kurrë nga bashkëshortja, takimi me María Casarès dhe dyshimet për vrasjen e tij.

Për kafshët

Të dobëtit mund t’i shtypësh, ose mund t’u japësh dinjitet. Kafshët mund t’i vrasësh kafshërisht, ose të përpiqesh t’i trajtosh njerëzisht. Prandaj forca e një shoqërie shihet në mënyrën se si sillet me të dobëtit, njerëz apo kafshë qofshin. Se si instiktit nuk i përgjigjet me instikt, por me arsye.

Human, po ti a di të dëgjosh?

Paradoksi është se sot mund të komunikojmë në çdo moment, por nuk jemi të qartë nëse nga ana tjetër është vërtet dikush i gatshëm të dëgjojë atë që kemi për të thënë, qoftë një shfryrje, një tregim, një kërkesë për ndihmë.