Tregoje injorancën tënde
Më e pakta që mund të bëhet është që injorancës, gjithmonë e pavarësisht formës, t’i jepet përgjigja e merituar. Ose të paktën na shërben të njohim vetveten, përmes reagimit apo letargjisë.
Më e pakta që mund të bëhet është që injorancës, gjithmonë e pavarësisht formës, t’i jepet përgjigja e merituar. Ose të paktën na shërben të njohim vetveten, përmes reagimit apo letargjisë.
Në realitetin e jetëve tona, frika qëndron gjithmonë në pritë. Kemi gjithmonë një shpatë që tundet mbi kokët tona. Një popull që ka jetuar për shumë vjet në gjendje lufte është i detyruar ta përkufizojë vetveten dhe gjendjen ku ndodhet në terma luftarakë, të dhunshëm, të mbijetesës.
Të protestosh për kauza ndërkombëtare, nuk i mbivendoset zemërimit për padrejtësi lokale. Të irritohesh për një luftë, nuk do të thotë se nuk mund të irritohesh për taksat. Të demaskosh padrejtësitë globale, nuk të harxhon asnjë energji për të denoncuar spiralet e vuajtjeve në shoqërinë e përditshme.
Në mënyrë të ngjashme, në dashuri, ose në atë që zë vendin e dashurisë, gjithnjë e më shumë njerëz refuzojnë ta lejojnë personin tjetër të kontrollojë kohën e tyre. Madje është një nga dimensionet kryesore të luftës feministe për të mos lejuar që burrat të zotërojnë kohën grave, po aq sa edhe trupat e tyre.
Kur sheh aktualitetin e parashikuar, sigurisht në mënyrë artistike në një roman të shkruar gjashtë vite më parë, se përputhet me aktualiteitn e jetuar, verbëria njerëzore e mbrujtur në kokëfortësinë patologjike bëhet e pakundërshtueshme.
Askujt nuk do t’i shkonte në mend të fliste për një darkë “fizikisht” apo për një festë “në distancë”. Por ama e përdorin për një leksion. Ky ndryshim leksikor, që po pushton mendjen e të gjithëve, tregon se reflektimi i protagonistëve të aktit arsimues të dy shekujve të fundit u shkatërrua nga një projekt neoliberal.
Problemi që vjen nga platforma kineze është mentaliteti që kërkon të injektojë për mundësinë absolute të famës së shpejtë përmes idiotësive, përmbajtjes boshe dhe manipulimit e kopjimit banal të imazhit, duke i trajtuar përdoruesit thjesht si ingranazhe prodhuese. Por nga ana tjetër qëndron e vërteta zhgënjyese se fëmijët gjithmonë e më shumë po detyrohen të vendosin më parë marrëdhënien me teknologjinë se me natyrën.
Sidoqoftë, kjo plagë duhet të marrë fund, nëse jo këtë vit, vitin tjetër. Kur kjo të ndodhë, ne do ta shohim veten në një botë të re përtej reflektimit tonë mbi sukseset dhe dështimet në qëndrueshmërinë personale, të etur për të qenë me familjen, me miqtë dhe atë që John Milton e festoi në vitin 1631 kur shkroi: “Qytetet më pas do të gëzohen në gumëzhitjen e mundimshme të njerëzimit”.
Nuk mendoj që votuesit shqiptarë nuk e duan të renë, por e reja, si ajo që kërkon të modernizojë strukturën aktuale ashtu edhe ajo që kërkon ta shembë krejt ngrehinën e plakur, duhet të japë mesazhin e qëndrueshmërisë dhe tashmë ka barrën e provës se nuk shërben si legjitimitet i së vjetrës.
Për pasojë letërsia është e nevojshme, nëse bëjmë paktin që të mos vetëpropozohet si e tillë. Në momentin që ofrohet për të qenë e nevojshme, shndërrohet në propagandë apo pedagogji dhe resht së qeni e nevojshme. Kështu resht së qeni edhe letërsi. Ose të paktën letërsi e mirë.