Qenka kaq e vështirë t’u besosh fakteve

Faktet injorohen vazhdimisht, sepse të gjithë vazhdojmë të shohim e të dëgjojmë atë që duam të besojmë. Pse qenka kaq e vështirë t’u besosh fakteve dhe shifrave, teksa disa ide dhe steriotipe na japin ide të gabuara për atë që ndodh përreth? Hans Rosling shkruante se bota nuk mund të kuptohet pa numrat, megjithëse vetëm numrat nuk mund të shpjegojnë botën. Dhe ja pse.

Albin Kurti, idealizmi i nevojshëm në momentin e duhur

Në këtë moment asfiksimi politik, në këtë stanjacion ekonomik dhe në këtë udhëkryq të vlerave dhe vizionit social, një qasje ndryshe mund të bëjë diferencën e madhe. Shqiptarët kanë arritur t’i mbijetojnë kohëve më të vështira, edhe në kushte pushtimi apo diktature, mjerimi dhe genocidi. Por, siç e tregojnë shifrat e Instituteve të Statistikave, valixhet plot e biletat e autobusëve, nuk i bëjnë dot ballë mungesës së shpresës.

Shkolla që vret imagjinatën

Sepse sistemi ynë arsimor bazohet tërësisht mbi aftësitë akademike, një sistem në të cilin disiplinat më të nevojshme për punë qëndrojnë në majë. Sa njerëz nuk kanë bërë atë që kanë dashur, për shkak të presionit familjar e shoqëror?

Nobeli në Suedi dhe kryeneçësia shqiptare

Nga Erjon Uka/ Në vitin 2010, 1 milionë njerëz humbën jetën nga uria dhe kequshqyerja, ndërsa 3 milionë nga obeziteti. Mund të duket cinike, sepse pas këtyre shifrave ekzistojnë histori njerëzore, por këto të dhëna përdoren vazhdimisht edhe në funksion të komunikimit publik për të treguar se sa të ndryshme janë problemet me të cilat do të duhet të përballemi […]

Evolucioni i politikës, arroganca në parlament dhe rasti i De Gasperit

Në fillim suksesi në politikë arrihej me muskuj, më vonë me ide. Sot rëndësinë e ka marrë spektakli… Nga Erjon Uka/ Në fillim suksesi në politikë arrihej me muskuj, më vonë me ide. Sot rëndësinë e ka marrë spektakli. Me një jetë gati shekullore, Indro Montanelli është ndoshta figura më përfaqësuese e gazetarisë italiane. Madje edhe më shumë se kaq. […]

Ka diçka që nuk e harroj kurrë

Çfarë është kujtesa historike dhe ku mund të na çojë humbja e saj? A është me të vërtetë faji i medias, dhe përse kujtesa e tepruar mund të jetë e dëmshme? “Kur ndonjë akt censure përpiqet të zhdukë një pjesë të kujtesës së një shoqërie, kjo shoqëri pëson krizë identiteti”, thoshte ndër të tjera Umberto Eco duke folur për memorien kolektive, filtrimin e informacionit, internetin dhe sfidat e së ardhmes. Leksioni i fundit në sallën e Kombeve të Bashkuara.