Leksione amerikane nga postieri i Charles Bukowskit

Sa herë na ndodh, që gjëra që nisin përkohësisht, apo nisin si gabime, të bëhen pjesë e realitetit? A jemi ne që kontrollojmë jetën tonë, apo është sistemi që pa kuptuar na bën pjesë të mekanizmit të madh? Zakonisht ndodh kjo e dyta, sepse njerëzit e kanë të vështirë të ndryshojnë gjendjen e ekuilibrit ku ndodhen, edhe pse shumë herë të rrish gjithë kohës në ekuilibër është sfilitëse.

Shkolla që vret imagjinatën

Sepse sistemi ynë arsimor bazohet tërësisht mbi aftësitë akademike, një sistem në të cilin disiplinat më të nevojshme për punë qëndrojnë në majë. Sa njerëz nuk kanë bërë atë që kanë dashur, për shkak të presionit familjar e shoqëror?

Eleganca e një romani

Muriel Barbery me romanin e saj “Eleganca e iriqit” na bën të reflektojmë se sa rëndësi i japim pozitës shoqërore në gjykimin që kemi për njerëzit, se si një titull përpara emrit ndikon në identitetin e gjithsecilit. Jemi të bindur se mendimet e thella apo leximi i veprave të mëdha letrare janë “pesha të rënda” për ministra e profesorë, deputetë e doktorë. Por në fakt shpesh herë në këto njerëz gjejmë mediokritetin dhe arrogancën, të mishëruar në forcën e sistemit klasor. 

Nobeli në Suedi dhe kryeneçësia shqiptare

Nga Erjon Uka/ Në vitin 2010, 1 milionë njerëz humbën jetën nga uria dhe kequshqyerja, ndërsa 3 milionë nga obeziteti. Mund të duket cinike, sepse pas këtyre shifrave ekzistojnë histori njerëzore, por këto të dhëna përdoren vazhdimisht edhe në funksion të komunikimit publik për të treguar se sa të ndryshme janë problemet me të cilat do të duhet të përballemi […]

Gjuhë e pasur apo e varfër? Shqipja është e palëvruar

Sot nuk ka edhe aq rëndësi nëse shqipja është me të vërtetë ndër gjuhët më të vjetra evropiane; as nëse është apo jo pasardhëse e pellazgjishtes. Problemi është se shqipja sot po anglishtëzohet, po keqpërdoret dhe nuk po lëvrohet. Nga Erjon Uka/ A është shqipja një gjuhë e pasur, apo e varfër? Të pyesësh shkrimtarët e përkthyesit nuk do të hezitojnë […]

Reportazh/ Një ditë në Theth, në fshatin ku ka jetë prej dhe përtej turizmit

Me hyrjen e tetorit, Thethi avash-avash do të zbrazet. Më vonë do të mbulohet nga bora e rruga do të bllokohet. Pronarët e bujtinave do të largohen drejt shtëpive të përhershme, poshtë në qytet. Turistët po ashtu. Askush nuk do të postojë më foto, as do të bëjë check-ine deri nga maji tjetër. Ndërsa atje, pak familje, do të mundohen edhe këtë vit të mbijetojnë. Në Theth, në fshatin ku njerëzit kanë më shumë shpresa te Zoti se sa te Shteti, e ku jeta vazhdon e mundimshme përtej fotove të bukura të promovimit turistik.