Nga pandemia do të na shpëtojë vetëm qeverisja e mirë

Sidoqoftë, kjo plagë duhet të marrë fund, nëse jo këtë vit, vitin tjetër. Kur kjo të ndodhë, ne do ta shohim veten në një botë të re përtej reflektimit tonë mbi sukseset dhe dështimet në qëndrueshmërinë personale, të etur për të qenë me familjen, me miqtë dhe atë që John Milton e festoi në vitin 1631 kur shkroi: “Qytetet më pas do të gëzohen në gumëzhitjen e mundimshme të njerëzimit”.

Pandemia i zbuloi, nuk i krijoi, vetmitë tona

Pamundësia për t’u parë e për t’u takuar i ka bërë shumë njerëz të ndihen dëshpërimisht vetëm. Por është vërtetë kështu, apo virusi ishte vetëm një provë lakmuesi që nxori në pah izolimin e thellë në të cilin na ka zhytur shoqëria virtuale? Përpara botës së kudogjendur të argëtimit, shpesh herë ndihemi vetëm.

Kohë që kalon, kohë që nuk jetohet

Koha humbi kuptimin e saj. Ditët u ngjeshën me njëra-tjetrën, aq sa u shkrinë në një kohë të pakohë. Koha fizike humbi kuptimin e saj, u shemb në vetvete, ku gjithçka mund të ndodhte kurdo duke mos lënë asnjë gjurmë.

Idetë që nuk do t’i mbijetojnë krizës

Covid-19, edhe pse është i tmerrshëm, është vetëm një personazh negativ. Armiku ynë kryesor nuk vjen nga jashtë, por nga brenda. Armiku kryesor nuk është virusi, por përgjigja ndaj virusit, një përgjigje që është degraduar dhe deformuar nga pabarazitë strukturore të shoqërisë sonë.

Ruaju nga mesazhet në WhatsApp!

Dhe njerëzit priren më shumë të shpërndajnë informacione të rreme, sesa ato të vërteta. Pse? Sepse informacionet e rreme përgatiten në të atillë mënyrë që të jenë befasuese, kanë tituj goditës dhe tronditës, kanë foto që të prekin, kanë gjuhë popullore, duken më njerëzore dhe janë të shkurtra. Prandaj bëjnë më shumë përshtypje, prandaj faqet e parodive ndiqen më shumë se Financial Times apo The Economist. Një paragraf është “virus” më i mirë se 2 faqe artikull me gjuhë të kulluar shkencore!

Zgjohu o Zot!

Në këtë botën tonë, të cilën Ti e do më shumë se ne, kemi ecur me shpejtësi të lartë, duke u ndjerë të fortë dhe të aftë për gjithçka. Të babëzitur për fitim, e lamë veten të përthitheshim nga objektet dhe të hutoheshim nga nxitimi. Nuk u ndalëm përballë thirrjeve të Tua, nuk u përmendëm përballë luftërave dhe padrejtësive globale, nuk dëgjuam klithmën e të varfërve dhe të planetit tonë që ishte sëmurur rëndë. Vazhduam duke mos u kthyer, duke menduar se do të qëndronim gjithmonë të shëndetshëm në një botë të sëmurë. Tani, teksa ndodhemi në det të trazuar, të lutemi: “Zgjohu o Zot!”.