Sikur edhe një herë live, Adriano

Duke ndjekur botën e sotme të spektaklit, ku fama më shumë arrihet jashtë skene se sa brenda saj, nuk ka si mos të të bëjë përshtypje konservatorizmi i një prej simboleve të Italisë për disa dekada. E vërteta është se ashtu si në çdo gjë, filozofia e Celentanos nuk ka ndryshuar.

Ajri i pastër, luksi që shitet

Modelet NEG na prezantojnë me individë të cilët janë shumë të interesuar për pará , pasi kanë bindjen se në shoqërinë tonë pa to nuk mund të bësh asnjë hap. Sipas kësaj ideje, ajo që i shtyn njerëzit drejt parasë janë pikërisht shpenzimet që ata duhet të përballojnë për t’u mbrojtur nga shkatërrimi dhe degradimi jo vetëm i mjedisit, por edhe i marrëdhënieve mes njerëzve.

Nuk di të bëj asgjë, por kam sukses sepse jam “influencer”

Personazhe që deri dje ishin anonimë, tani nëpërmjet një profili virtual shpesh të orientuar drejt stilit të jetesës, modës apo gjysmë-pornografisë, arrijnë të mbledhin rreth vetes miliona persona. Gjenerojnë të ardhura, duke ndikuar direkt te vendimmarrja e ndjekësve të tyre. Cilat janë modelet që po promovon “epoka online”?

Kë të besojmë kur flitet për varfërinë?

Kur flitet për të varfër në Bashkimin Europian, bëhet fjalë për ata persona që kanë vështirësi të përballojnë shpenzime të papritura, kanë vështirësi ta kenë gjatë gjithë kohës shtëpinë e ngrohtë, nuk mund të blejnë të paktën dy palë këpucë të reja në vit, nuk rinovojnë garderobën apo vonojnë pagesat e qirasë. Dhe pasi lexon këto kritere, mendon: Me të vërtetë ka rënë varfëria në Shqipëri?

PISA na tregoi se nuk kemi nxënës të shkëlqyer

Praktikisht PISA na thotë se Shqipëria nuk përgatit “nxënës të shkëlqyer”, ose për t’iu referuar termave të raportit, “top performers”. Nxënësit shqiptarë, pavarësisht notave të mira, kanë njohuri bazike në lexim, matematikë dhe në shkencë. Vetëm një numër jashtëzakonisht i vogël nxënësish, që në raport konsiderohet “i papërfillshëm”, arrin të ketë të njëjtat rezultate me bashkëmoshatarët në Finlandë, Kore, Singapor, Suedi, Kinë apo Kanada.

Fotografi me polaroid, si nga një epokë tjetër

Thuhet se identiteti ynë është produkt i përjetimeve, të cilave u rikthehemi përmes kujtesës. Por nëse këtë funksion ia besojmë plotësisht pajisjeve të jashtme, siç janë telefonët inteligjentë, a jemi të sigurt se në fund të ditës mbetemi po ne? A e shohim veten siç jemi, apo siç kemi dashur të dukemi në disa fotografi?

Shkolla që vret imagjinatën

Sepse sistemi ynë arsimor bazohet tërësisht mbi aftësitë akademike, një sistem në të cilin disiplinat më të nevojshme për punë qëndrojnë në majë. Sa njerëz nuk kanë bërë atë që kanë dashur, për shkak të presionit familjar e shoqëror?