Reportazh/ Nostalgjia komuniste, të gjithë duan një selfie me Stalinin
Ka bërë xhiron e botës historia e Denis Karagodin, 34-vjeçar nga Tomsku në Siberi. Ai është stërnipi i një prej të ekzekutuarve në vitin 1938 dhe tani ka gjetur emrat e vrasësve të stërgjyshit dhe i ka publikuar online, duke nxitur reagimin e Yulias, mbesës së një prej xhelatëve e cila në një letër prekëse i kërkonte falje: “Prej disa netësh nuk mund të fle. Tani po njihem me një faqe të turpshme të historisë së familjes sime. Jam tërësisht në anën tuaj, por asgjë nuk do të ndryshojë në shoqërinë tonë për sa kohë nuk do të zbardhet e vërteta.”