Shpresoj që letërsia të jetë një dritë mes vetmisë, por Nobeli ma shkatërroi paqen që kisha arritur
Gjëja që më intereson më shumë është pikërisht kjo: të shkruaj për gjëra që nuk i di. Nuk do të ishte një rrugëtim aq i bukur dhe i thellë nëse do t’i dija tashmë gjithë temat e letërsisë sime. Sepse për mua shkrimi është diçka që ndodh pa kontributin tim: shkrimi ndodh vetë, pa asnjë ndërhyrje nga ana ime. Nëse do të më duhej të përdorja një imazh për ta përshkruar, do të thosha thjesht: dëgjoj.