Tronditja e gjatë njëzetë vjeçare

Ajo ditë shtatori e vitit 2001 ndryshoi shumë gjëra. Në kuptimin më të gjerë kulturor ndryshoi perceptimin amerikan në botë, imazhin që bota kishte për Amerikën. Efekti më i madh është mënyra e shumëfishtë në të cilën që prej asaj kohe idetë, ose më mirë të thuhet mitet dhe mitologjia për shkëlqimin e padiskutueshëm amerikan, u shkatërruan.

Fama e mbivlerësuar, ndërsa pafajësinë nuk duhet ta ngatërrojmë me naivitetin

Një bashkëbisedim i rrallë mes shkrimtarit italian Sandro Veronesi dhe Presidentit Barack Obama. Libri i tij “Tokë e premtuar” është kthyer në një fenomen kudo ku është botuar dhe është mundësia më e mirë për ta bërë Presidentin të flasë siç ai di për çështjet që sot qëndrojnë në majën e debatit publik: heronjtë e rrugës dhe ata të politikës, lëvizjet sociale, pandemia, kufijtë, politika, por edhe filozofia. “Një shoqëri e drejtë nuk mund të bazohet në pushtet dhe në forcë, por duhet të bazohet në diçka më thelbësore”, thotë Obama dhe në këtë bisedë e zbulon se çfarë është kjo gjë.

Frikërat e Orhan Pamuk

Sapo ka botuar romanin “Veba Geceleri”, një rrëfim për murtajën, por edhe një këndvështrim mbi konceptin politik të karantinës. Katër vite e gjysmë më parë, miqtë i thoshin se askush nuk do ta kuptonte këtë libër sepse njerëzimi i kishte lënë pas krahëve pandemitë. Sot Orhan Pamuk flet edhe për frikërat e tij dhe artistin e munguar.