Çorapet e ndryshme dhe filmat e ndaluar nga Disney
A mos vallë duke dashur të korrigjojmë pafundësisht çdo gjë, po bëhemi më puritanë duke u përpjekur të vizatojmë një botë uniforme dhe të njëtrajtshme, e cila nuk ekziston?
A mos vallë duke dashur të korrigjojmë pafundësisht çdo gjë, po bëhemi më puritanë duke u përpjekur të vizatojmë një botë uniforme dhe të njëtrajtshme, e cila nuk ekziston?
Dashuria e vërtetë nuk është shkrirje totale por respekt i distancës, një lloj forme pabesie. Nuk u besoj atyre që thonë “jemi bërë një trup i vetëm”. Kjo nuk është dashuri, është kanibalizëm emotiv.
Kemi shtuar mundësinë për t’iu qasur informacionit, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se kemi rritur nivelin e dijes.
Pamundësia për t’u parë e për t’u takuar i ka bërë shumë njerëz të ndihen dëshpërimisht vetëm. Por është vërtetë kështu, apo virusi ishte vetëm një provë lakmuesi që nxori në pah izolimin e thellë në të cilin na ka zhytur shoqëria virtuale? Përpara botës së kudogjendur të argëtimit, shpesh herë ndihemi vetëm.
Fakti që në televizion funksionojnë skandalet nuk është një urdhëresë e ardhur nga Olimpi apo e shkruar diku në yje e as një pasojë e ardhur nga hiçi, por është pikërisht pasoja e një zgjedhjeje që është bërë. Është zgjedhur që të promovohen skandalet, që të promovohen polemikat, dhe së pari për këtë gjë shumë prej njerëzve të televizionit nuk duhet ta paraqesin si një realitet për të cilin në dukje nuk janë dakord, pasi kanë mundësinë të bëjnë komplet të kundërtën.
Në kompleksitetin e tyre, shkrimtarët dhe artistët janë egocentrikë, të babëzitur, ziliqarë, të vrazhdë, pikërisht si pjesa më e madhe e qenieve njerëzore. Vetëm diçka e vogël i dallon nga raca e sivëllezërve të tyre: kur preken nga mrekullia, janë në gjendje të krijojnë art madhështor.
Ndoshta kjo pandemi, në vend se të na ketë bërë të kuptojmë se jeta nuk është dhe nuk duhet të jetë thjesht e vetëm një shumatore vitesh, por një eksperiencë unike në çdo pikë të saj pasi trupi është një pronë vetjake dhe askush nuk mund të ketë të drejtën të vendosë mbi të, mund të jetë duke shënuar apogjeun e konfliktit mes brezave.
Në vitet e fundit depresioni ka shpërthyer në botën e industrializuar. Besoj se një faktor domethënës – jo unik, por i rëndësishëm – i kësaj vale depresive ka të bëjë me faktin se njerëzit pësojnë shumë zhgënjime sepse standardet janë tepër të larta dhe kur duhet t’i japin shpjegim kësaj situate, mendojnë se është faji i tyre.
Të gjithë mund të jenë mosmirënjohës dhe tradhtarë në një moment të jetës së tyre politike.
Teoria e konspiracionit global më ofron një çelës leximi për të kuptuar gjithë misteret e botës dhe gjithashtu më bën pjesë e një rrethi të veçantë njerëzish: ata që e kanë kuptuar se ç’po ndodh.