Darvini do të ishte krenar për koronavirusin

Virusët nuk kanë asgjë kundër nesh. Nuk kanë as qëllime dhe as projekte. Ndjekin të njëjtat imperative të thjeshta darviniane që ndjekin edhe minjtë apo çdo krijesë tjetër e përbërë nga gjenome: të përhapen sa më shumë të munden numerikisht, gjeografikisht dhe në kohë. Instikti i tyre primar është të bëjnë atë që Zoti urdhëronte qeniet njerëzore të sapokrijuara në Gjenezën 1:28 “Jini të frytshëm dhe shumohuni, mbusheni Tokën, nënshtrojeni atë”.

Teoria e gjithçkaje: A mund të gjendet arsyeja e ekzistencës?

Sfida kryesore e Hawking ishte që të ndërtonte një teori të përgjithshme të unifikuar të universit dhe specifikisht ai e vinte theksin në rëndësinë që këtë teori ta kuptonin të gjithë, të paktën në linja të përgjithshme. Kërkimin e një teorie të tillë gjithëpërfshirëse ai e quan “unifikim të fizikës”.

Rruga e katërt e Anthony Giddens

Një kërcënim si Covid-19 mund të vijë sërish në një formë më vdekjeprurëse. Ndryshimet klimatike vazhdojnë të jenë armiku numër një. Përhapja e qendrave nukleare janë ende një rrezik për sigurinë globale. Mbipopullimi është ende një variabël i panjohur: së shpejti do të jemi 10 miliardë.

Beiruti nuk është Paris

Në të njëjtën dilemë jemi sa herë që ndodh një sulm apo ndonjë tragjedi në botë, ku për disa jemi shumë solidarë e për të tjera thuajse indiferentë. Rasti i fundit, ai i shpërthimit në Beirut, Liban. Pyetja që të vjen natyrshëm është se pse jemi më solidarë me katedralen “Notre Dame” të Parisit, pse na dhemb më shumë një ndërtesë mesjetare, sesa shkatërrimi i një qyteti, humbja e qindra jetëve dhe plagosja e mijëra të tjerëve?

Kohë që kalon, kohë që nuk jetohet

Koha humbi kuptimin e saj. Ditët u ngjeshën me njëra-tjetrën, aq sa u shkrinë në një kohë të pakohë. Koha fizike humbi kuptimin e saj, u shemb në vetvete, ku gjithçka mund të ndodhte kurdo duke mos lënë asnjë gjurmë.

Puna pas koronavirusit

Eksperienca e recensioneve dhe e krizave të shkuara na sugjerojnë se Covid-19 me shumë mundësi do të transformojë tre aspekte të jetës sonë profesionale: kënaqësinë në punë, lidershipin etik dhe besimin.

Filozofia e maskës

Sensi i përgjegjshmërisë ndaj komunitetit që nuk u kuptua as me grabitjen e pronave, as me shpyllëzimet, as me ndotjen, as me shmangien e taksave, as me korrupsionin, as me bishtimet ndaj ligjeve dhe as me shumë gjëra të tjera të këtij lloji, ka ardhur koha që të kuptohet përmes elementit më unik dhe të papërsëritshëm: përmes jetës. Në shoqëritë që kemi ndërtuar, gabimi i njërit paguhet nga shumë të tjerë. Nëse ne udhëtojmë më shpejt, nëse mesazhet dërgohen më shpejt, nëse gjithçka arrihet më shpejt, edhe gabimet shumëfishohen më shpejt. E pashmangshme kjo.

Bir, librat do të të japin lirinë

Nëse prindërit ma shfaqnin dashurinë duke u siguruar se gjithmonë kisha mjaftueshëm ushqim për të ngrënë, unë ia tregoj dashurinë tim biri duke u siguruar që gjithmonë të ketë mjaftueshëm libra për të lexuar (e natyrisht edhe mjaftueshëm ushqim për të ngrënë).