Fëmijëria ime, e tradhtuar nga diktatura

Letërsia është arma e ftohtë e Mircea Cărtărescu-t, mënyra se si ai e mbron bukurinë dhe lirinë pasi u rrit në një vend të skllavëruar prej diktaturës. Më i madhi i shkrimtarëve rumunë jep këtë intervistë pak javë përpara shpalljes së çmimit Nobel, që ndoshta mund t’i shkojë pikërisht atij, pasi prej vitesh përflitet se është në listën e kandidatëve. […]

Hera e fundit që kam shkruar me dorë

Janë pikërisht këto që ka reduktuar shkrimi i dorës në epokën dixhitale: kohën dhe angazhimin. Unë dhe bashkëshorti im ndonjëherë i shkruajmë letra njëri-tjetrit, dhe është një akt sfilitës dashurie. Të kuptosh atë që dua të them është një projekt emocional dhe intelektual njëherazi. Por pasi shkruaj për ca kohë, sfida bëhet thjesht fizike.

Arti i të kërkuarit falje

Një nga pengesat më të mëdha dhe më paradoksale të kërkimit të faljes, është se njerëzit – pa përjashtim – besojnë se nuk mund të ndryshojnë. Ajo që psikologët e quajnë “teoria e entitetit” do të thotë se ne nuk arrijmë t’i trajtojmë situatat e vështira dhe të pakëndshme si mundësi për përmirësim, siç mund të jenë në të vërtetë.

Do të mbetem gomari i përhershëm 

Në vitet ’70 i kishim heronjtë. Si për shembull Che Guevara. Pastaj isha unë vetë që nisa të ripërmasoja veten. Mendoja se ishte më e lehtë të ishe hero, sesa të shkoje të punoja në fabrikën e Fiat-it çdo ditë. Në atë kohë Che-ja u bë më pak hero, dhe heroi i vërtetë u bë babai im, që bënte punën e tij për të siguruar të ardhurat.

Çnjerëzorja fillon me heshtjen

Meqenëse mallrat qarkullojnë lirshëm nga një kontinent në tjetrin, duket se liria është mbi të gjitha ajo e sendeve dhe e parave. Njerëzit nuk janë aq me fat, veçanërisht kur janë të varfër dhe me ngjyrë, sepse ekziston mbizotërimi, jo i pranuar, por efektivisht i qenësishëm, i racave.

Rrëfimi im për jetën, shëndetin dhe dashurinë

Çuditërisht marr të njëjtat libra me vete: Librin e Sekreteve të Deepak Chopra, Komedinë Hyjnore të Dantes dhe një libër me fotografi të mrekullueshme nga Horst P. Horst. Diçka për shpirtin, diçka për mendjen dhe diçka për shqisat. Nuk lodhem kurrë me këta libra, që më ngjallin mendime dhe emocione të thella. I rilexoj vazhdimisht për të gjetur frymëzim dhe rehati.