Pse shkolla nuk na mëson të bëjmë pará?

Shkolla nuk na mëson të bëjmë para. Na mëson ligjet e fizikës, ekuacionet e matematikës, formulat kimike, shtresat gjeologjike apo datat historike, por lidhja me edukimin financiar dhe sipërmarrjen është shumë e vakët. Kjo ka ardhur edhe nga tradita kontinentale fetare dhe humaniste e së shkuarës, ku paraja shihej si diçka e keqe, gati-gati si një sëmundje. Por siç shkruan Robert Kiyosaki, shmangia nga paraja është po aq psikotike sa edhe fiksimi pas saj.

Teoria e gjithçkaje: A mund të gjendet arsyeja e ekzistencës?

Sfida kryesore e Hawking ishte që të ndërtonte një teori të përgjithshme të unifikuar të universit dhe specifikisht ai e vinte theksin në rëndësinë që këtë teori ta kuptonin të gjithë, të paktën në linja të përgjithshme. Kërkimin e një teorie të tillë gjithëpërfshirëse ai e quan “unifikim të fizikës”.

Kur jeta vlen më pak se turpi

Por duhet të gjejmë “pse”. Me siguri nuk është vetëm një e tillë, por janë shumë e shumë “pse” të shtresëzuara e të ndërlidhura me njëra-tjetrën që mund të shpjegojnë mosreagimin e komunitetit ndaj ngjarjeve të tilla. Komunitetet në Shqipëri, që të gjitha bashkë përbëjën shoqërinë, i ngjajnë shumë asaj qytezës në Francën qendrore të viteve ’30.

Pse blejmë më shumë në raste paniku?

Ndër faktorët kryesorë psikologjikë është pamjaftueshmëria. Duke qenë se shohim të tjerët që blejnë në sasi të mëdha dhe më pas shohim raftet e marketeve thuajse të boshatisur, mendojmë se produktet do të mbarohen. Gjithashtu, dihet se sa më i rrallë të jetë një mall, aq më i çmuar bëhet në perceptimin tonë dhe aq më të prirur jemi ta blejmë nëse na jepet mundësia.

Ku janë njerëzit e mirë kur ndodhin gjëra të këqija?

Pasi shpërtheu pandemia, shpesh dëgjoj se krizat më të këqija nxjerrin në pah anën tonë më të mirë. Ky është një shembull tjetër i një optimizmi të pabazuar. Së paku, ky është konkluzioni që nxorra nga kriza e vitit 2008. Në fakt, duke menduar për këtë të fundit, vazhdon të më kujtohet fraza e George Orwell: “Ku janë njerëzit e mirë kur ndodhin gjëra të këqija?”.

Ruaju nga mesazhet në WhatsApp!

Dhe njerëzit priren më shumë të shpërndajnë informacione të rreme, sesa ato të vërteta. Pse? Sepse informacionet e rreme përgatiten në të atillë mënyrë që të jenë befasuese, kanë tituj goditës dhe tronditës, kanë foto që të prekin, kanë gjuhë popullore, duken më njerëzore dhe janë të shkurtra. Prandaj bëjnë më shumë përshtypje, prandaj faqet e parodive ndiqen më shumë se Financial Times apo The Economist. Një paragraf është “virus” më i mirë se 2 faqe artikull me gjuhë të kulluar shkencore!

Do na dëmtojë më shumë fjala “luftë” sesa lufta vetë

Lufta nxit panik, si supermarketet e tejmbushura të fundjavës; Lufta nxit pasiguri, si lotët e gjyshërve që nuk e dinë nëse do të dalin nga shtëpitë për të blerë ushqim ose jo; Lufta nxit ankth, dhe nuk e shuan dot asnjë slogan që thërret për shumë kujdes e për pak frikë; Lufta nxit përçmim ndaj njëri-tjetrit, siç shohim në komunikimet virtuale. Kjo nuk është një luftë, është një pandemi. Dhe pandemia nuk është hiç më pak e rëndë se lufta, nuk është aspak më e lehtë për t’u përballuar se lufta. Por është pandemi, jo luftë.