Jean-Paul Sartre ose neveria e dukjes
Është ky romani që më së miri shpalos filozofinë e Sartrit, i cili thoshte se realiteti gjendet vetëm në veprimet tona, pasi njeriu është projekt i vetes, siç i poshtri është vetë përgjegjës për poshtërsinë e tij. “Njeriu krijon vetveten, nuk lind si një qenie e kompletuar por vetëkrijohet duke zgjedhur moralin e tij”, do të shkruante më pas te “Ekzistencializmi është humanizëm”.