Sa të ndryshëm do të jemi pas kësaj murtaje

Kjo pandemi na ka bërë të kuptojmë se njeriu me ankthet dhe instiktet e tij është shumë i ngjashëm pavarësisht se ku jeton apo nga kush qeveriset. Frika është përgjigje ndaj një rreziku konkret: është ikje nga zjarri, rezistencë ndaj hajdutit, forcë përballë operacionit, pra është përgjigje konkrete ndaj problemeve konkrete. Sot njerëzit nuk po përballen me frikë, por me ankth, pasi armiku është i padukshëm dhe masat e marra na duken absurde.

Kurthi i punës fleksibël

Nëse gjyshërit tanë punësoheshin në një fabrikë, me shumë gjasa do të dilnin në pension po në atë fabrikë. Shanset që kjo gjë të ndodhë sot janë shumë të ulëta. Prandaj në këto kushte pasigurie, ndihmuar nga teknologjia, të gjithë mund t’i arrish kurdo. Të qenit “online” është kthyer në detyrë, të gjithë duhet të jenë të disponueshëm, sepse gjasat që të jenë të zëvendësueshëm janë të larta.

T’u harroft’ emri online

Mijëra lajme të kronikës ku përmenden emra dhe mbiemra njerëzish, që qëndrojnë në arkivat online dhe mund të cenojnë jetën e gjithkujt. Pse e “drejta për t’u harruar”, është themelore në kohën e algoritmeve dhe motorëve të kërkimit? Një problem sa ligjor, aq edhe etik.

Qenka kaq e vështirë t’u besosh fakteve

Faktet injorohen vazhdimisht, sepse të gjithë vazhdojmë të shohim e të dëgjojmë atë që duam të besojmë. Pse qenka kaq e vështirë t’u besosh fakteve dhe shifrave, teksa disa ide dhe steriotipe na japin ide të gabuara për atë që ndodh përreth? Hans Rosling shkruante se bota nuk mund të kuptohet pa numrat, megjithëse vetëm numrat nuk mund të shpjegojnë botën. Dhe ja pse.

Albin Kurti, idealizmi i nevojshëm në momentin e duhur

Në këtë moment asfiksimi politik, në këtë stanjacion ekonomik dhe në këtë udhëkryq të vlerave dhe vizionit social, një qasje ndryshe mund të bëjë diferencën e madhe. Shqiptarët kanë arritur t’i mbijetojnë kohëve më të vështira, edhe në kushte pushtimi apo diktature, mjerimi dhe genocidi. Por, siç e tregojnë shifrat e Instituteve të Statistikave, valixhet plot e biletat e autobusëve, nuk i bëjnë dot ballë mungesës së shpresës.

Pse i nevojitet Kadaresë një çmim në Tiranë?

Mendoj se Ismail Kadare mund t’i shërbente këtij eventi dhe eventeve të ngjashme në Shqipëri në shumë mënyra të tjera, por jo më duke fituar një çmim. Çështja thelbësore është: Do t’i përdorim çmimet për të vlerësuar autorët, apo do të përdorim autorët për t’i dhënë vlerë çmimeve?