Çfarë kemi ndër mend kur flasim për lumturinë?

Është një grackë njëherazi individuale dhe sociale: njerëzit reagojnë ndaj varfërimit të marrëdhënieve duke punuar më shumë, e cila të paktën i shpërblen me të ardhura, por me varfërim edhe më të madh të marrëdhënieve; kështu që ata vazhdojnë të punojnë më shumë për të mbushur këtë boshllëk, duke krijuar një spirale zvetënimi të ndjenjave njerëzore.

Lajmi i rremë që ndryshoi Amerikën Latine, Mario Vargas Llosa: Më të mirët i qëndrojnë larg politikës

Tragjedia e vërtetë është se qytetarët më të mirë nuk duan të merren me politikë, e konsiderojnë si një aktivitet të dorës së dytë, të korruptuar. Më të mirët shkojnë drejt kompanive, kështu që në hierarkinë politike ngrihen më të këqijtë, që nuk dinë ta përdorin siç duhet politikën për të sjellë ndryshimet e nevojshme.

Shtëpi shkrimtari

Pse i pëlqejmë kaq shumë vendbanimet e shkrimtarëve? Sepse procesi i krijimit është magjepsës. Duam t’i japim një forme fizike imagjinatës sonë të krijuar pas një titulli apo ndonjë personazhi.

Në Ballsh dhe përtej

Si shpjegohet që zonat më të pasura në Shqipëri kanë banorët më të varfër? Pse pasuria nëntokësore nuk shndërrohet në mirëqenie dhe bollëk për ata që i kanë duart me kallo dhe thonjtë e nxirë nga puna në dhjetëra metra nëntokë apo në qindra gradë temperatura të larta? Pse të gjithë ia mbushin mendjen të gjithëve se kemi pasuri nëntokësore, ndërkohë që bilancet dalin me humbje?

Ne ëndërronim një revolucion të bukur

Shoh sot fytyrat e të rinjve, që janë të shumtë në Marshimin për Liri. Dhe rikujtoj vitet ’90, kur ata që dilnin në shesh ishim ne dhe bërtisnim: “Liri! Liri!”, por pa e ditur se çfarë ishte. Ne kishim një imagjinatë letrare, romantike dhe për këtë shkak nuk arritëm të ndërtonim botën tonë të lirë.