Mbi të vërtetën, religjionin dhe moralin
Çfarë është e vërteta? Cili është një vendim i moralshëm? Ku bashkohet e vërteta me religjionin? Këto pyetje trajtuam edhe në bashkëbisedimin e bërë online për këtë libër.
Çfarë është e vërteta? Cili është një vendim i moralshëm? Ku bashkohet e vërteta me religjionin? Këto pyetje trajtuam edhe në bashkëbisedimin e bërë online për këtë libër.
Një i diplomuar duhet të presë që përgjatë jetës të ndryshojë të paktën dymbëdhjetë herë vendin e punës dhe të paktën tre herë “bazën e aftësive” profesionale. Dhe aftësitë që ai duhet të ketë në moshën dyzetëvjeçare nuk janë aspak ato që ka mësuar në shkollë.
Një zhanër i rrallë në fushën e botimeve shqip është ai i novelave grafike, ku botimi i fundit i librit “Vincent” nga autorja holandeze Barbara Stok, është pritur shumë mirë nga lexuesit dhe ka ngjallur interes për këtë kategori librash.
Më e rëndësishmja ishte ajo që më kishte thënë instikti: pra që Joe ishte një njeri i mirë, i ndershëm dhe besnik. Isha i bindur se ai kujdesej për njerëzit e zakonshëm dhe se në kohë vështirësish mund të mbështetesha tek ai. Nuk do të më zhgënjente.
Në pyetjen se ç’është historia, dikush u përgjigj se është rrëfimi i triumfuesve, pra i atyre që patën mundësinë ta shkruajnë atë.
Në përgjithësi feminizmi tremb sepse duket ekstremist ose interpretohet si urrejtja kundrejt burrave.
Është një grackë njëherazi individuale dhe sociale: njerëzit reagojnë ndaj varfërimit të marrëdhënieve duke punuar më shumë, e cila të paktën i shpërblen me të ardhura, por me varfërim edhe më të madh të marrëdhënieve; kështu që ata vazhdojnë të punojnë më shumë për të mbushur këtë boshllëk, duke krijuar një spirale zvetënimi të ndjenjave njerëzore.
Suksesi i një qeverie në kontrollin shoqëror varet më shumë nga pajtimi vullnetar sesa nga shtrëngimi i imponuar.
Tragjedia e vërtetë është se qytetarët më të mirë nuk duan të merren me politikë, e konsiderojnë si një aktivitet të dorës së dytë, të korruptuar. Më të mirët shkojnë drejt kompanive, kështu që në hierarkinë politike ngrihen më të këqijtë, që nuk dinë ta përdorin siç duhet politikën për të sjellë ndryshimet e nevojshme.
Pse i pëlqejmë kaq shumë vendbanimet e shkrimtarëve? Sepse procesi i krijimit është magjepsës. Duam t’i japim një forme fizike imagjinatës sonë të krijuar pas një titulli apo ndonjë personazhi.





