Përralla e Krishtlindjes
Ambicia e një të riu kinez dhe fati i vulosur prej të cilit nuk largohesh dot. Si çdo vit, shkrimtari brazilian Paulo Coelho boton përrallën e Krishtlindjes.
Ambicia e një të riu kinez dhe fati i vulosur prej të cilit nuk largohesh dot. Si çdo vit, shkrimtari brazilian Paulo Coelho boton përrallën e Krishtlindjes.
“Çdo shkrimtar, pavarësisht nëse e pranon apo jo, do të donte ta fitonte Nobelin. Këtë vit ishte radha ime dhe jam shumë i lumtur, por mbetet e rëndësishme të kujtojmë se ka shumë autorë të tjerë të mëdhenj që do ta kishin merituar, dhe nuk e kanë marrë”. Me xhaketën e zezë dhe flokët e lidhur bisht, Jon Fosse, autori […]
Unë kam 50 vjet që jap mësim dhe ajo që shoh është se shumica e studentëve të mi nuk i shtojnë vlerë shoqërisë me atë që bëjnë. Karriera tipike krijohet mbi punën pa reflektim në një mjedis shumë konkurrues. Ata që merren me planifikim urban duhet të mendojnë më shumë si mjekë, sesa si sipërmarrës.
Është një kapitalizëm i ri, ai i “palëvizshmërisë së trupave”, sepse është bota që vjen gjithnjë e më shumë drejt nesh. Me inteligjencën gjeneruese artificiale, shfaqet po ashtu një ekonomi e re, ekonomia “e shpejtë”, e aftë për të gjeneruar tekste, imazhe, video, muzikë ose media të tjera në përgjigje të kërkesave.
Letërsia është arma e ftohtë e Mircea Cărtărescu-t, mënyra se si ai e mbron bukurinë dhe lirinë pasi u rrit në një vend të skllavëruar prej diktaturës. Më i madhi i shkrimtarëve rumunë jep këtë intervistë pak javë përpara shpalljes së çmimit Nobel, që ndoshta mund t’i shkojë pikërisht atij, pasi prej vitesh përflitet se është në listën e kandidatëve. […]
Në “Secret Hitler”, fati i demokracisë nuk është në duar të zgjedhësve: varet nga kapaciteti i elitave demokratike dhe besimit të miqve për t’u çjerrë maskën armiqve. Pyetja që shtron loja është e qartë: a vlen e njëjta gjë edhe në jetën reale?
Janë pikërisht këto që ka reduktuar shkrimi i dorës në epokën dixhitale: kohën dhe angazhimin. Unë dhe bashkëshorti im ndonjëherë i shkruajmë letra njëri-tjetrit, dhe është një akt sfilitës dashurie. Të kuptosh atë që dua të them është një projekt emocional dhe intelektual njëherazi. Por pasi shkruaj për ca kohë, sfida bëhet thjesht fizike.
Një nga pengesat më të mëdha dhe më paradoksale të kërkimit të faljes, është se njerëzit – pa përjashtim – besojnë se nuk mund të ndryshojnë. Ajo që psikologët e quajnë “teoria e entitetit” do të thotë se ne nuk arrijmë t’i trajtojmë situatat e vështira dhe të pakëndshme si mundësi për përmirësim, siç mund të jenë në të vërtetë.
Në vitet ’70 i kishim heronjtë. Si për shembull Che Guevara. Pastaj isha unë vetë që nisa të ripërmasoja veten. Mendoja se ishte më e lehtë të ishe hero, sesa të shkoje të punoja në fabrikën e Fiat-it çdo ditë. Në atë kohë Che-ja u bë më pak hero, dhe heroi i vërtetë u bë babai im, që bënte punën e tij për të siguruar të ardhurat.
Meqenëse mallrat qarkullojnë lirshëm nga një kontinent në tjetrin, duket se liria është mbi të gjitha ajo e sendeve dhe e parave. Njerëzit nuk janë aq me fat, veçanërisht kur janë të varfër dhe me ngjyrë, sepse ekziston mbizotërimi, jo i pranuar, por efektivisht i qenësishëm, i racave.