Dy marrëdhënie të reja aspak utopike
Shpejt, kur u pa se pandemia e kishte seriozisht dhe karantina ishte e pashmangshme, ballkonët reshtën së qeni vende që shfrytëzoheshin si hambarë për objekte të rëndësisë së tretë në shtëpi, si vende për të nderur veshjet a si hapësira prej nga mund të shkundej tapeti, sepse pjesa më e madhe e jona as e çonim ndër mend ta kalonim kohën e lirë aty. Por ato u rikthyen sërish vende qetësie.



