Bio-terrorizmi mund të vrasë miliona njerëz, por ne jemi të papërgatitur
Në vitin 2017 Bill Gates ka mbajtur një fjalim në Konferencën Ndërkombëtare për Politikat e Sigurisë në Mynih. Aty ai nuk foli për armët bërthamore dhe as për sigurinë kibernetike, por për viruset dhe pandeminë e radhës që do të godiste botën. Çdo epokë ka profetët e saj, ndoshta Bill Gates është profeti i kohës sonë.



