Në Ballsh dhe përtej
Si shpjegohet që zonat më të pasura në Shqipëri kanë banorët më të varfër? Pse pasuria nëntokësore nuk shndërrohet në mirëqenie dhe bollëk për ata që i kanë duart me kallo dhe thonjtë e nxirë nga puna në dhjetëra metra nëntokë apo në qindra gradë temperatura të larta? Pse të gjithë ia mbushin mendjen të gjithëve se kemi pasuri nëntokësore, ndërkohë që bilancet dalin me humbje?