Mashtruesi është mes nesh
Sot Enrik Marko është 97 vjeç. Jeton i qetë me familjen e tij, e cila mes të vërtetës dhe Markos, zgjedh këtë të fundit. Por çfarë është Enrik Marko? Çfarë sollën gënjeshtrat e tij?
Sot Enrik Marko është 97 vjeç. Jeton i qetë me familjen e tij, e cila mes të vërtetës dhe Markos, zgjedh këtë të fundit. Por çfarë është Enrik Marko? Çfarë sollën gënjeshtrat e tij?
Arsyetime të tilla si “ne nuk duhet të bëjmë protesta ekspresive, sepse jemi një vend kandidat për në BE” apo “duhet të sillemi si njerëz të civilizuar që nuk duhet t’i zgjidhim konfliktet me protesta por me dialog” kanë qenë dhe mbeten sa banale, aq edhe të dëmshme. Ajo çfarë i ka kakakterizuar shtetet e Bashkimit Europian ka qenë mbi […]
Një udhëtim me makinë nga Tirana në Vjenë, përmes rrëmujës ballkanike të Malit të Zi dhe europianizimit kroat e slloven. Mes valëve migratore dhe kërcënimeve të identitetit europian, Vjena është kryeqyteti i artit dhe kulturës, i kafeneve dhe salciceve, i Klimtit dhe Frojdit, i madhështisë së Habsburgëve dhe stilit gotik që e ruan me fanatizëm Europën brenda saj. Sigurisht edhe […]
Me një stil ironik por edhe naiv, sa alegorik aq edhe besnik ndaj fakteve reale të Librit të Shenjtë, Saramago na jep një Zot të vrazhdë e pragmatik, e nga ana tjetër një Jezus që nuk e di me të vërtetë rolin e tij në këtë botë, me dilemat dhe pasionet e çdo adoleshenti. Një Jezus njerëzor, tepër njerëzor.
“Shkolla merr përsipër të mësojë vetëm gjërat e qarta, por askush nuk u thotë fëmijëve se jeta është mbi të gjitha e mbushur me paqartësi.” Sugjerimet e Edgar Morin për arsimin në shekullin e XXI: Në shkencat humane gjykimi i mësuesve ka më shumë vlerë se notat, të shkohet drejt dijes së përgjithshme dhe epistemologjia të mësohet që në fillore. […]
Të dy studentë në Universitetin e Varshavës. Pas përjashtimit nga Polonia, Zygmunt Baumani u bë ndoshta sociologu më i madh i kohës sonë, i famshëm për teorinë e shoqërisë së lëngët. Ajo vazhdoi të jepte mësim në Varshavë, deri sa u ritakuan pas rënies së Murit të Berlinit. Kaluan dy dekada për të ardhur te propozimi në Bellagio, buzë liqenit […]
Në fillim suksesi në politikë arrihej me muskuj, më vonë me ide. Sot rëndësinë e ka marrë spektakli… Nga Erjon Uka/ Në fillim suksesi në politikë arrihej me muskuj, më vonë me ide. Sot rëndësinë e ka marrë spektakli. Me një jetë gati shekullore, Indro Montanelli është ndoshta figura më përfaqësuese e gazetarisë italiane. Madje edhe më shumë se kaq. […]
Është ky romani që më së miri shpalos filozofinë e Sartrit, i cili thoshte se realiteti gjendet vetëm në veprimet tona, pasi njeriu është projekt i vetes, siç i poshtri është vetë përgjegjës për poshtërsinë e tij. “Njeriu krijon vetveten, nuk lind si një qenie e kompletuar por vetëkrijohet duke zgjedhur moralin e tij”, do të shkruante më pas te “Ekzistencializmi është humanizëm”.
Mijëra probleme si gjithë kontinenti afrikan. Por është një vend ku mbizotëron paqja, demokracia ka bërë hapa përpara dhe ekonomia rritet me shpejtësi. Një udhëtim në Ganë, për të parë fytyrën tjetër të Afrikës. Nga Francesca Giommi/ Parashikimet për vitin 2018 janë të shkëlqyera: Fondi Monetar Ndërkombëtar pret që ekonomia e vendit të rritet me 8,6%, më shumë se dyfishi […]
“Në shkretëtirë nuk kishte mjaftueshëm ujë dhe ushqim. Njerëzit vdisnin rrugës, e mendoja se s’kishte gjë më të tmerrshme, por në fakt ferri është këtu: na rrahin çdo ditë, na kërcënojnë. Për ata jemi më pak të rëndësishëm se kafshët”, thotë ai, i ulur në një prej dyshekëve të pisët të qendrës. L’Espresso/ “Nëse nuk më paguajnë, një prej këtyre ditëve […]