Arti i të kërkuarit falje

Një nga pengesat më të mëdha dhe më paradoksale të kërkimit të faljes, është se njerëzit – pa përjashtim – besojnë se nuk mund të ndryshojnë. Ajo që psikologët e quajnë “teoria e entitetit” do të thotë se ne nuk arrijmë t’i trajtojmë situatat e vështira dhe të pakëndshme si mundësi për përmirësim, siç mund të jenë në të vërtetë.

Do të mbetem gomari i përhershëm 

Në vitet ’70 i kishim heronjtë. Si për shembull Che Guevara. Pastaj isha unë vetë që nisa të ripërmasoja veten. Mendoja se ishte më e lehtë të ishe hero, sesa të shkoje të punoja në fabrikën e Fiat-it çdo ditë. Në atë kohë Che-ja u bë më pak hero, dhe heroi i vërtetë u bë babai im, që bënte punën e tij për të siguruar të ardhurat.

Çnjerëzorja fillon me heshtjen

Meqenëse mallrat qarkullojnë lirshëm nga një kontinent në tjetrin, duket se liria është mbi të gjitha ajo e sendeve dhe e parave. Njerëzit nuk janë aq me fat, veçanërisht kur janë të varfër dhe me ngjyrë, sepse ekziston mbizotërimi, jo i pranuar, por efektivisht i qenësishëm, i racave.

Rrëfimi im për jetën, shëndetin dhe dashurinë

Çuditërisht marr të njëjtat libra me vete: Librin e Sekreteve të Deepak Chopra, Komedinë Hyjnore të Dantes dhe një libër me fotografi të mrekullueshme nga Horst P. Horst. Diçka për shpirtin, diçka për mendjen dhe diçka për shqisat. Nuk lodhem kurrë me këta libra, që më ngjallin mendime dhe emocione të thella. I rilexoj vazhdimisht për të gjetur frymëzim dhe rehati.

Kam ndryshuar: Nuk u besoj më ideve, por njerëzve

Nuk kam dashur të fyej myslimanët, por të paralajmëroja rrezikun që kanosej nga një minorancë e vogël e tyre siç janë xhihadistët, që mund të shkaktonin një reaksion të dhunshëm, atentate në llojin e Bataclan-it, që vërtetë nuk i uroj, duke e çuar Francën në luftë civile.

Sakrifica, fjala që s’ua mësojmë më fëmijëve

Ndonjëherë na pëlqen t’u vëmë emra të rinj flamujve të vjetër. Nuk flitet më për “sakrificë”. Përdoret termi “qëndrueshmëri”. Por sa i bukur ishte ai termi tjetër. Sa i vërtetë. Ndoshta ndodh sepse nënat kanë rreshtur së mësuari fëmijët e tyre me vlerën e sakrificës. Kujt do t’i shkonte në mendje t’i edukonte fëmijët me qëndrueshmëri? Duket mision i pamundur.

Armët tona janë fjalët

Salman Rushdie, autori i romanit “Vargjet satanike” i dënuar me vdekje nga Khomeini, dhe Roberto Saviano, autori i “Gomorra” i dënuar me vdekje nga klani Casalese, u takuan për herë të parë në Akademinë e Stokholmit në vitin 2008. Para pak ditësh, u ripanë përmes kompjuterit, fiks tetë muaj pas sulmit që pësoi shkrimtari anglo-indian, por edhe për të folur mbi romanin e tij më të fundit “Qyteti i fitores”. “Kam humbur një sy, por jam mirë”, thotë Rushdie.

E ndërlikojmë egërsisht jetën

Ne jetojmë jetë të ndërtuara prej kasafortash, armësh kundërajrore, alarmesh dhe urash lëvizëse. Pra, në vend që të jetojmë pranë gjërave dhe njerëzve, i bëjmë pronë tonën, pikë pa kthim, një status të fituar: a e kuptoni se me çfarë ekzistence plot ankthe jemi të destinuar t’i mbushim ditët tona? Kushdo që zotëron, do të grabitet.