Yuval Noah Harari: Zgjedhjet që do të përcaktojnë të ardhmen
Duhet të mbyllim kufirin mes virusit dhe njeriut, jo kufijtë mes njerëzve apo mes shteteve.
Duhet të mbyllim kufirin mes virusit dhe njeriut, jo kufijtë mes njerëzve apo mes shteteve.
Në natyrën njerëzore ekziston një nostalgji e thellë jo vetëm për misterin seksual por edhe për raportet seksuale autentike që kërkojnë angazhim. Kjo është pjesë e jona dhe edukimi seksual, i shekullarizuar dhe i zhveshur nga sistemi i vlerave, e tradhton këtë dimension human që gjendet brenda nesh.
E rrethuar nga qen dhe mace, e ulur në një dhomë të vogël të tejmbushur me libra dhe letra, Catherine Camus tregon për marrëdhënien me babain e saj, si zbuloi se Camus kishte një të dashur e megjithatë nuk u nda kurrë nga bashkëshortja, takimi me María Casarès dhe dyshimet për vrasjen e tij.
Intervistë me shkrimtarin spanjoll Javier Marias mbi librin “Jetë të shkruara” por edhe për mendimet e tij mbi marrëdhëniet e personazheve të njohur me publikun, për mungesën e së tashmes dhe pasigurisë së të ardhmes, për rileximet e klasikëve dhe pasionin për futbollin.
Dritëhijet e Pavarësisë së Shqipërisë: Cila është rëndësia e shpalljes së Pavarësisë pikërisht në nëntor të vitit 1912? Ç’do kishte ndodhur nëse atdhetarët do ta shtynin ndarjen përfundimtare nga Perandoria Osmane dhe cili ishte roli specifik i Ismail Qemalit në këtë proces? Historiania Nevila Nika jep disa detaje “pikante” nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.
Vijmë nga një mendim postmodern që e relativizon realitetin, duke thënë se nuk ekzistojnë faktet, por vetëm interpretimet. Prandaj edhe lajmet e rreme përhapen kaq lehtësisht, pikërisht sepse propozojnë të vërteta alternative.
A janë pabarazitë një fenomen natyror? Thomas Piketty, ekonomisti francez që “tronditi” kapitalizmin me librin “Kapitali në shekullin XXI”, vjen me një studim të ri prej 1200 faqesh, botuar nën titullin “Kapitali dhe Ideologjia”. Në këtë artikull një pjesë e shkurtër nga libri dhe një interviste me Piketty mbi idetë e tij kryesore për të ndërtuar shtetin e mirëqenies sociale, duke frenuar zgjerimin e pabarazive.
Akumulimi i kapitalit vazhdon dhe intensifikohet, por format kanë ndryshuar. Ekonomia e pasurimit ka bërë të mundur që në qendër të aktivitetit ekonomik, i cili për një kohë të gjatë është dominuar nga prodhimi, të vendosen forma të tjera të krijimit të kapitalit. Pasi analizoi “shpirtin e ri” të kapitalizmit thuajse njëzetë vite më parë, sociologu francez Luc Boltanski i […]
Mario Vargas Llosa duket në formë të mirë. Prej kohësh ka hequr dorë nga marksizmi dhe tashmë flet me entuziazëm për idetë e tij liberale. Kjo është edhe tema e librit të fundit, të sapo botuar me titullin “La llamada de la Tribu” ku rreshtohet në krah të liberalizmit duke analizuar shtatë mendimtarë: Adam Smith, José Ortega y Gasset, Friedrich […]
Tel Aviv. Duket i njëjti si tre vite më parë, por zëri i tij shpesh herë nuk kapet nga regjistruesi për shkak të gërrhitjeve të maçokut Freddie. “Gjendja ime shëndetësore më lejon të udhëtoj vetëm me imagjinatë”, justifikohet shkrimtari më i njohur izraelit. Kështu Amos Oz nis një bashkëbisedim në shtëpinë e tij në Tel Aviv mbi fanatikët, ekstremistët dhe sektarët […]