Dëshira e çmendur në intervistën e fundit, Ezio Bosso: Të përqafoj miqtë dhe të qeshim që jemi gjallë

Si natyrë jam i ndrojtur, i rezervuar dhe me trupin kam një qasje të veçantë. Nuk përqafoj cilindo, vetëm ata që dua. Kjo maturi e detyruar më rëndon. Do të jetë interesante rigjetja e një raporti fizik. Ndoshta do të ndihet paksa sikleti, ndoshta edhe frika. Do të nisim të qeshim, ose do të na rrjedhin lotët curril. Nuk e di si do të jetë. Por sido që të jetë do të buzëqeshim. Të lumtur që jemi gjallë.

Nuk e shkaktova unë pandeminë

Nuk jam më sipërmarrës, nëse sipërmarrës do të thotë të maksimizosh fitimin. Maksimizoj numrin e jetëve të shpëtuara ose të përmirësuara. Prej vitit 2000, së bashku me partnerët tanë, kemi ndihmuar të ulim numrin e vdekjeve të shkaktuara prej sëmundjeve infektive nga 10 në 5 milionë. Kriteri i vetëm që drejton punën tonë është numri i jetëve të shpëtuara. Jam në gjendje ta bëj këtë gjë sepse harxhoj paratë e fituara në karrierën time të mëparshme.

Ide për lumturinë

Lumturia nuk është një gjendje empirike por një kërkim i mundimshëm dhe i përditshëm. Nuk ekziston lumturi pa empati. Nuk mund të jesh i lumtur në mënyrë klandestine. Dhe kjo vlen që nga fillimet e historisë.

Albert Camus, babai im

E rrethuar nga qen dhe mace, e ulur në një dhomë të vogël të tejmbushur me libra dhe letra, Catherine Camus tregon për marrëdhënien me babain e saj, si zbuloi se Camus kishte një të dashur e megjithatë nuk u nda kurrë nga bashkëshortja, takimi me María Casarès dhe dyshimet për vrasjen e tij.

Pavarësia, nëse nuk shpallej më 1912 Shqipëria do shpërbëhej. Patriotët punuan pa mbështetje financiare

Dritëhijet e Pavarësisë së Shqipërisë: Cila është rëndësia e shpalljes së Pavarësisë pikërisht në nëntor të vitit 1912? Ç’do kishte ndodhur nëse atdhetarët do ta shtynin ndarjen përfundimtare nga Perandoria Osmane dhe cili ishte roli specifik i Ismail Qemalit në këtë proces? Historiania Nevila Nika jep disa detaje “pikante” nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kapitali dhe Ideologjia: Pabarazitë nuk janë “natyrore”

A janë pabarazitë një fenomen natyror? Thomas Piketty, ekonomisti francez që “tronditi” kapitalizmin me librin “Kapitali në shekullin XXI”, vjen me një studim të ri prej 1200 faqesh, botuar nën titullin “Kapitali dhe Ideologjia”. Në këtë artikull një pjesë e shkurtër nga libri dhe një interviste me Piketty mbi idetë e tij kryesore për të ndërtuar shtetin e mirëqenies sociale, duke frenuar zgjerimin e pabarazive.