Andrea Camilleri në një cep Tirane
Nuk e pranonte se verbëria kishte ndikuar në romanet e tij, që prej ca kohësh nuk i shkruante por i diktonte me zë. Por ama, pranonte se ishte bërë më reflektiv dhe se ishte i lumtur, pasi nuk i duhej të shihte më fytyrën e tij prej idioti çdo mëngjes në pasqyrë. Ironik i pamëshirshëm!